• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sezoni turistik/ Hyn në fuqi urdhri, kufizohet lëvizja e mjeteve të rënda në fundjavë

by Java News
15/06/2018 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjetet e tonazhit të rëndë nga kjo e premte do të qarkullojnë me orare të reduktuara në akset kryesore të vendit dhe kryesisht ato turistike.

Udhëzimi i përbashkët i ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj dhe atij të transporteve Damian Gjiknuri ka hyrë në fuqi prej 15 qershor dhe do ti shtrijë efektet e tij deri më 15 shtator dhe mjetet që kufizohen janë ato me tonazh mbi 7.5 tonë, mjete me gjatësi 12 m dhe ngarkesë të pandalshme si dhe makina bujqësore, teknologjike dhe traktor me shpejtësi nën 40 km në orë.

Sipas këtij udhëzimi kufizimet shtrihen përgjatë fundjavës duke nisur nga dita e premte deri të dielave ora 24:00 dhe për këdo shkelës penalitetet do të jenë ekstreme me gjobë dhe bllokim mjeti.

Të premteve kufizimi për të perdorur akset rrugore nga mjetet e sipërcituara nis në ora 15:00 deri në orën 22:00.

Të shtunën kufizimi nis prej orës 08:00 deri në 12:00 duke lejuar një hapsirë prej 4 orësh dhe rikthehet sërish në ora 16:00 deri në ora 22 të mbrëmjes.

Për ditët e diela ky kufizim është edhe më i gjatë duke nisur në ora 07:00 deri në ora 22:00.

Akset që nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë janë nga ato të pikave kufitare si Hani Hotit, Muriqan, Qafthanë, Morinë, Kapshticë, Kakavijë  e deri në zonat bregdetare

Po ashtu akset që do të kufizohet prekin dhe plazhet në qarkun e Shkodrës, Lezhës, Durrësit, Kavajës, Fierit, Vlorës, Sarandës, Pogradecit.

Patrullimet e policisë kanë nisur nga kjo e premte të zbatojnë këto masa edhe në Tiranë-Durrës me drejtim Gjirin e Lalzit.

Në këto kufizime është përfshirë dhe Tepelena dhe Bajram Curri për shkak të lidhjes së tyre me turizmin kulturor.

Mjetet e tonazhit të rëndë janë të ndaluara të qarkullojnë përgjatë fundjavave edhe në akset e kishës së Laçit apo malit të Tomorrit për shkak të peligrinazheve që kryehn në këto dy vënde të ritefeve fetare.

a.ç

Next Post
Kryemadhi kërkon arrestimin e Ramës: Sot i kisha këpucët me takë të rëndë!

Kryemadhi uron besimtarët myslimanë: Ramazani kultivon tolerancë dhe solidaritet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com