• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Sezoni turistik 2018, Klosi: Parashikohen mbi 300 chartera në Shqipëri!

by Java News
31/05/2018 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E ardhmja e rajonit është paraqitja në një ofertë të përbashkët turistike. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi gjatë një eventi gala u shpreh se është mundësia që Shqipëria dhe i gjithë rajoni të paraqitet si një ofertë të përbashkët turistike.

Në eventin që shënoi hapjen e sezonit turistik në Golem të Harmonia Hotels Group ishin të pranishëm edhe Ministri i Jjashtëm Ditmir Bushati,Kryetari bashkisë së Kavajës Sakja, kryetari bashkisë së Durrësit Dako, ambasadorë e përfaqësues të trupeve diplomatike si dhe agjenci turistike të huaja e shqiptare.

Duke iu referuar pranisë së shumtë të tur operatorëve nga rajoni, kreu i turizmit shprehu bindjen se kushtet, mundësitë dhe standartet janë të njëjta në rajon dhe nuk mbetet vecse koordinimi midis palëve për të arritur me sukses këtë ofertë të përbashkët që do të zhvillojë më shumë turizmin në rajon.

Gjatë ceremonisë u dhanë edhe cmime mirënjohje edhe për tur operatorët nga Sllovakia, Polonia, Hungaria dhe Rusia që kanë sjellë charterat e parë në Shqipëri  numri i të cilëve pritet të jetë mbi 300.

Këtë vit për herë të parë kompania Tui do të sjellë charterin nga Rusia.  “Tui është kompania më e madhe në botë dhe afrimi për herë të parë i një charter nga Rusia hap përSshqipërinë një histori krejt të re përsa i përket turizmit botëror, pasi Tui shënon një rritje globale me rreth 30 për qind çdo vit duke qenë lideri i padiskutueshëm në turizmin botëror.”-tha ministri Klosi.

Duke dhënë çmimin e mirënjohjes për kompaninë polake që ka sjellë charterin e parë në Shqipëri, kreu i Turizmit dhe Mjedisit tha se turistët e shndërruan bregdetin shqiptar në një destinacion turistik dhe dhanë mundësi që hotelet të ngrihen vit pas viti,  të shtojnë kapacitetet dhe të rrisin shërbimet.

Më pas mbrëmja vijoi me një paradë të veshjeve tradicionale  dhe muzikë shqiptare

Fjala e ministrit Klosi

Unë dotë doja të shprehja mirënjohje për gjithë këto përpjekje që po bëjnë me mish e më shpirt dhe për kaq shumë energji të harxhuara, nga njerëz të mirë, njerëz punëtorë njerëz, që kanë menduar që Shqipëria mund të shndërrohet në një destinacion europian turistik .

Ajo çfarë shikojmë këtu është një mbrëmje miqësore, një mbrëmje pune me njerëz të cilët kanë arritur që t’ia dalin falë një pune shumë të madhe por kanë arritur që t’ia dalin edhe falë një miqësie shumë të madhe  dhe mbase këtu është edhe thelbi i gjithë politikës sonë për të zhvilluar turizmin në Shqipëri; të kemi mundësinë që të prezantojmë më të mirën e Shqipërinë; mirëseardhjen,  të prezantojmë pritjen e ngrohtë dhe dashurinë për njerërzit të cilët afrohen në Shqipëri.

Prandaj edhe ministria këtë vit përpiqet që kudo në Shqipëri së bashku me kaq shumë tur operatorë të shpërndajmë buzëqeshje dhe mirënjohje për të gjithë turistët.

Këtu ka edhe shumë hotelierë të tjerë të clët nuk janë vetëm nga Durrësi, nuk janë vetëm nga Velipoja  apo Vlora, por këtu kanë ardhur hotelierë nga Mali i Zi, nga Serbia , nga Maqedonia, Kosova pra ka hotelierë nga gjithë ky rajon dhe unë mendoj që kjo është e ardhmja e rajonit, kur djem si këta tre muskëtierët që unë do të doja t’i përshëndesja,, u bënë bashkë me shumë e shumë miq në këtë rajon dhe ne kemi mundësinë që Shqipërinë dhe të gjithë rajonin ta paraqisim si një ofertë të përbashkët turistike.

Standartet i kemi të njëjta, mundësitë dhe argëtimet i kemi të njëjta natyrën e kemi shumë të bukur, kushtet i kemi po ashtu shumë të mira dhe ndaj na mbetet që vetëm të koordinohemi dhe atë që kanë bërë djemtë ta ndjekim të gjithë së bashku.

Mendoj që ky vit që na bën me kaq shumë turistë na bën edhe me kaq shumë përgjegjësi dhe unë ndihemi realisht me shumë përgjegjësi përsa i përket sezonit.

A do të kemi mundësi që të kënaqim kaq shumë turistë që dotë vijnë në vendin tonë?

Ne si ministri së bashku me grupin  kemi zgjedhur katër kompani të cilat kanë afruar shërbimin charter në vendin tonë dhe për herë të parë kanë ulur charter në Tiranë dhe presim që gjatë gjithë vitit në bashkëpunim me shumë kompani të tjera ne të kalojmë mbi 300 chartera që është një numër i konsiderueshëm për turizmin shqiptar.

Një nga katër kompanitë që u përzgjodhën për tu nderuar me cmim,  është Tui Rusia, Tui është kompania më e madhe në botë dhe afrimi për herë të parë i një charter nga Rusia hap për Shqipërinë një histori krejt të re përsa i përket turizmit botëror, pasi Tui shënon një rritje globale me rreth 30 për qind cdo vitduke qenë lideri i padiskutueshëm në turizmin botëror.

ma.me

Next Post
“Turbina” vihet në punë, Teatri Kombëtar fton artistët në skenën e pavarur

“Turbina” vihet në punë, Teatri Kombëtar fton artistët në skenën e pavarur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

May 7, 2026
Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

Idealizimi i tepruar i sistemit zgjedhor

May 7, 2026
Spahiu: Avokati i arrestuar nuk kreu vepër penale, por shkelje etike dhe rregulli në seancë

Spahiu: Në demokracitë perëndimore garë për kryetar bën partia që humb zgjedhjet dhe jo ajo që fiton

May 7, 2026
“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

May 7, 2026
Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

May 7, 2026
PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

May 7, 2026
Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

May 7, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Berisha i vetëm në garë, Balliu: Pronari real i PD nuk është Saliu, por Shkëlzeni!

May 7, 2026
Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

May 7, 2026
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Sherr në një mobileri Nikël, përfundojnë në spital dy vëllezër, autorët në kërkim

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In