• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Sezoni i plazhit, çmimet pësojnë ulje drastike në Durrës

by Aalison Pearse Stevens
06/07/2016 08:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ky sezon veror ka nisur me ulje çmimesh në mënyrë drastike nga të gjithë operatorët në plazhin e Durrësit. Në konkurrencën e madhe midis plazheve dhe operatorëve turistikë, nga Shëngjini, Velipoja, Durrësi, Vlora dhe deri në Sarandë, “kryeqyteti” i numrit të pushuesve, Durrësi, ka fituar për sa u përket çmimeve me të cilat konkurron.

Pushues të mbërritur nga e gjithë diaspora, madhe edhe nga SHBA-të, kanë pohuar për “Gazeta Shqiptare” se çmimet e akomodimit në banesa dhe në hotele janë mjaft të leverdisshme e të pakrahasueshme me asnjë plazh tjetër në vendin tonë. 10 euro në natë, është çmimi për një banesë në qendër të plazhit. 7 euro fjetja në hotele të tjera, ndërsa në hotelet e certifikuara (me suita) çmimet variojnë nga 30 deri në 50 euro. Por, në këto hotele prenotimet janë bërë shumë kohë më parë dhe nuk gjen dhoma të lira deri në 15 shtator.

Në të gjithë zonën e plazhit të Durrësit, nga “Ura e Dajlanit” deri tek “Iliria”, banorët anës rrugëve të ofrojnë çelësat e banesave të tyre, të mobiluara e me kushte shumë të mira. Ndërkohë që, sipas operatorëve turistikë, punimet që po bëhen në zonën e plazhit e në rrugë nga bashkia kanë ndikim të padiskutueshëm për higjienën e pastërtinë.

PUSHUESIT

Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë bërë që shumë banorë nga Tirana të dynden drejt plazhit të Durrësit. Janë kryesisht familjarë me fëmijë të vegjël që kanë mundësinë që me pak shpenzime të bëjnë pushime në plazhin e madh të Durrësit. “Jemi nga Tirana. Më mirë se në Durrës nuk ka, sidomos për fëmijët. Të vegjlit mund të lahen në det. Në Tiranë është shumë vapë”, tha një pushuese. Ndërsa, disa pushues të tjerë u shprehën se “në plazhin e Durrësit ka kushte të favorshme, çmime të lira dhe komoditet”.

Edhe pushuesit e ardhur nga Kosova janë të kënaqur me atë që ofron plazhi më i madh në Shqipëri. “Jemi nga Kosova. 20 euro nata është çmimi në hotel. Janë çmime të volitshme për të gjithë në këtë stinë”, tha një pushues nga Peja. Ndërsa, Ahmet Shaqiri nga Prizreni, i cili ka mbërritur në Durrës së bashku me bashkëshorten për ca ditë pushime, pohoi se “kemi një shtëpi komode te Hekurudha, të pastër, të bukur, me bahçe dhe ujë pa ndërprerje. Pagesa është 10 euro në natë, shumë mirë dhe shumë lirë”. Kurse një shqiptar nga Maqedonia, i cili ka mbërritur pas 20 vitesh në Durrës nga Ilinoisi, u shpreh se “çmimet janë shumë të mira, klima e mirë, por duhen përmirësuar ca shërbime”.

ÇMIMET

“Në plazhin e Durrësit një kafe varion nga 60 deri 70 lekë të reja; një sanduiç 100 deri në 130 lekë të reja, ndërsa 2 shezlona 200 deri në 300 lekë të reja. Të tilla çmime nuk i gjen në asnjë vend tjetër, dhe kushtet janë të mira”, thanë pushuesit.

Disa prej tyre pohuan se, pavarësisht çmimeve që janë më të leverdisshme se në plazhet e tjera, ka ende punë për të bërë, pasi një sërë shërbimesh duhen përmirësuar, e sidomos në drejtim të pastërtisë e të higjienës. Pushuesit deklaruan se është problem parkimi i makinave, pasi në rrugën kryesore të plazhit është duke u punuar. Më herët, kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka deklaruar se në fillim të muajit korrik dhe në gusht do të ndërpriten punimet.

BW/d.i.

Next Post

Vëzhguesit ndërkombëtarë, kompetenca hetuesish për pasurinë e prokurorëve e gjyqtarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

October 3, 2026
K*rvat e vërteta të një shoqërie!

K*rvat e vërteta të një shoqërie!

October 3, 2026
Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

October 3, 2026
Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

October 3, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Policia zbardh detajet e helmimit të 6 fëmijëve në një kopsht në Korçë, nën hetim për shpërdorim detyre drejtoresha e institucionit dhe një mjeke

October 3, 2026
Indeksim, rritje pensionesh, apo…/ Çfarë pritet të ndodhë duke nisur nga 1 tetori, ja sa para më shumë do të hyjnë në xhepat e pensionistëve shqiptar

Pensionet në pritje të rritjes, qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë

October 3, 2026
Ja shenjat e horoskopit që nuk falin gabimet

Ja shenjat e horoskopit që nuk falin gabimet

October 3, 2026
Polonia përgatit “ligjin para luftës”, ja çfarë ndryshon në rast të një kërcënimi ndaj vendit

Polonia përgatit “ligjin para luftës”, ja çfarë ndryshon në rast të një kërcënimi ndaj vendit

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com