• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sezoni i verës, mbi një mijë inspektime nga AKU në terren

by A R
24/07/2018 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Bujqësisë dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, si institucioni kryesor për vënien në zbatim të politikave të bëra nga ana e Ministrisë kanë hartuar dhe një plan veprimi konktret në marrjen e masave për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit në vend. Jemi në kulmin e sezon veror dhe me rritjen e temperaturave dhe shtimin e numrit të turistëve, kryesisht në zonat turistike, përgatitja dhe vënia në lëvizje e intitucioneve përkatëse synon menaxhimin me sukses të sitiuatave të prishtme. Kështu në këtë kuadër AKU-ja ka vijuar me risinë e përdorur gjatë muajve të fundit për sensibilizimin, ndërgjegjësimin dhe nxitjen e vetëkontrollit ndaj subjekteve.

Në mënyrë të personalizuar është nisur para pak javësh një letër ku konkretisht u është shpjeguar subjekteve: praktikat që do të kontrollojë AKU-ja në rast të një kontrolli potencial gjatë sezonit turistik; shkeljet që hasen më shpesh në këto lloj subjektesh; rrezikshmërinë dhe pasojat ligjore që kanë në rast se konstatohen me shkelje (psh: kontrolle më të shpeshta si pasojë e ritjes së riskut, masa administrative, deri në bllokim aktiviteti e deri në ekspozim aktiviteti). Gjithashtu subjekteve u është dërguar edhe check- lista e vetëkontrollit, me qeillim marrjen e masave paraprake. Ashtu siç u shpreh dhe ministri Peleshi, gjatë një interpelance online, me një grup përfaqësuesish të industrisë së qumështit dhe mishit, platforma e Bashkëqeverisjes, po funksionon realisht, ku sinjalizmet e ndryshme kanë çuar në zbulimin dhe verifikimim e problemeve të ndryshme duke bërë kështu ndaljen e rrugës të abuzimeve të ndryshme nga ana e shumë subjekteve tregtare në fushën e sigurisë ushqimore, gjë qe ka rritur numrin e masave administrative, të cilat shpeshherë kanë përfunduar dhe me bllokim të aktivitetit.

Nisur nga këto rezultate Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe AKU kanë ftuar të gjitha subjektet që për çdo rast abuzimi, apo pakënaqësie për inspektorët e AKU-së të njoftojnë menjëherë në zyrën e bashkeqeverisjes apo AKU. Kështu, për periudhën 1 Qershor – 11 Korrik 2018 janë kryer gjithsej në rang kombëtar 1061 inspektime me fokus në subjektet që ofrojnë shërbime në zzona turistike. Gjatë inspektimeve, për mangësitë e konstatuara nga trupat inspektuese për OBU-të të cilat nuk plotësonin kushtet dhe kërkesat e legjislacionit në fushën e sigurisë ushqimore janë marrë masa administrative: janë dhënë 551 paralajmërime për mungesë të librezave shëndetësore, mungesë e planit D.D.D, mungesë e dokumentacionit shoqërues, mungesë e analizës së ujit, mangësi të kushteve higjieno sanitare, sistemim i ambienteve etj.

Trupat e inspektorëve të AKU-ve kanë vënë 22 gjoba me vlerë 3540000 lekë, për shkeljet si: “Mungesë e kushteve higjieno-sanitare, mungesë e sistemit të gjurmueshmërisë, mangësi të etiketimit të produkteve ushqimore, pengim të kryrjes së inspektimit, moskorrigjim të mangësive”. Është dhënë masa për bllokim produktesh për mangësitë e konstatuara: “Mangësi në etiketim”, në sasinë 0.018945 tonë. Ndërsa për masën ekstreme atë asgjesimit të produkteve për mangësitë e konstatuara: “Ushqime të pasigurta për konsum”, në sasinë 0.0228 tonë. Në 5 subjekte tregtare është marrë masa administrative për ndërprerje aktiviteti. Në këto subjekte është cënuar rëndë siguria ushqimore. /b.d

Next Post
Rama: 28 mijë të punësuar nga maji i 2017, sfidë të drejtat e punonjësve

Shpërbërja e gjykatave nga Vettingu, Rama: Më mirë djepi bosh se shejtani brenda!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In