• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Sezoni i Superiores 2020/ Ja 10 lojtarët që presin të ndryshojnë skuadër

by Java News
01/01/2020 14:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viti 2020 sapo ka filluar duke hapur zyrtarisht edhe merkaton e futbollistëve në vendin tonë. Padyshim të gjitha klubet do të vihen në lëvizje për të përforcuar radhët e tyre, por ndërkohë ka edhe lojtarë të cilët janë në pritje të një kontrate të re, pranimit të një ofertë nga jashtë apo thjesht që të kthehen të luajnë në fushën e lojës në nivele konkurruese.

Në vijim, VIP Sport ju sjell emrat të cilët në këtë janar shpresojën të ndryshsojnë diçka në karrierën e tyre:

Lorenc Trashi – Mbrojtësi i Partizanit është konfirmuar tashmë si një element i vlefshëm për Komëbtaren shqiptare dhe pret oferta të mundshme nga jashtë Shqipërisë. Pikë kyçe për lojën e Partizanit, por nëse përmbushen kushtet e duhura, nuk është çudi që të ndërrojë kampionat gjatë janarit.

Esat Mala – Për mesfushorin e Partizanit situata është ndryshe. Ai thjesht shpreson që Viti i Ri t’i krijojë mundësinë të luajë, me të kuqtë apo me ndonjë ekip tjetër nëse arrihet një marrëveshje për shitjen e kartonit të tij në 6 muajt e fundit të kontratës.

Donald Rapo – Kapiteni i Luftëtarit ka vendosur të mos e zgjatë më aventurën në Gjirokastër, pasi klubi është shumë larg asaj që pretendohej e që i ishte premtuar. Ka marrë oferta nga Superiorja, por mund të ketë surpriza edhe me oferta nga jashtë saj.

Dejvi Bregu – Kaloi te Skënderbeu për ta pasur si trampolinë për të shkuar në një kampionat më të fortë. Korçarët deri tani kanë refuzuar ofertat për të, të shohim nëse do të rezistojnë edhe në këtë janar.

Bruno Dita – Ka spikatur si një prej elementëve më cilësorë të kampiontit shqiptar dhe ka treguar në këtë sezon edhe karakterin e një lideri. Shkëndija e Tetovës i ka hedhur sytë nga janari, por ka edhe klube të tjera nga jashtë që e monitorojnë.

Kristal Abazaj – Plani ishte të qëndronte te Kukësi deri në fund të sezonit por Anderleht ka bërë suprizën duke e nxjerrë në shitje, janari mund të sjellë një kthesë tjetër në karrierën e tij. Tani lojtari pret vetëm qartësi në këtë fillim viti, për të mësuar se ku do të jetë vazhdimi i karrierës.

Vesel Limaj – Zyrtarisht është futbollist pa kontratë pasi ka mbyllur atë me Kukësin. Nëse do të vazhdojë te verilindorët apo nëse do të zgjedhë një tjetër kampionat, kjo do të sqarohet në ditët e para të këtij viti.

Sherif Kallaku – Ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar në janar, ndërsa klubi është në bisedime për transferimin e tij pasi ka marrë oferta konkrete për fantazistin. Në Durrës duhet të vendosin nëse do të mbajnë lojtarin, apo do të përfitojnë financiarisht nga shitja e një prej talenteve më të mëdhenj të Superiores.

Ardit Krymi – Po kalon 6 muajt e fundit të kontratës te Vllaznia pasi nuk ka rinovuar marrëveshjen me ta. Pika fikse e formacionit shkodran, mund të jetë një opsion i merkatos në janar, që klubi të fitojë diçka financiarisht nga largimi i tij.

Kirian Nuabueze – Viti 2019 ka qenë ndoshta i vetmi ku mund të kemi parë sulmuesin të tregojë vlerat në elitën e futbollit shqiptar. Falë golave të tij te Laçi ka marrë oferta të shumta dhe është në diskutime me klube të ndryshme. (Vip Sport)

Next Post
FOTOT/ Zv/Kryeministri Braçe këshillon: Niseni vitin në Divjakë, shikoni çfarë bukurie!

FOTOT/ Zv/Kryeministri Braçe këshillon: Niseni vitin në Divjakë, shikoni çfarë bukurie!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare

Ligji i ri grek për emigrantët, çfarë do të ndodhë me 84 mijë dosjet shqiptare

February 3, 2026
Atentati në Lezhë, polici darkoi me Nikulajn para të shtënave, konflikti me Ndokët i vjetër

Atentati në Lezhë, polici darkoi me Nikulajn para të shtënave, konflikti me Ndokët i vjetër

February 3, 2026
Përfundon “armëpushimi njëjavor”, Rusia sulmon objektet energjetike të Ukrainës

Përfundon “armëpushimi njëjavor”, Rusia sulmon objektet energjetike të Ukrainës

February 3, 2026
Kupa e Botës 2026 gjithmonë e më e shtrenjtë, FIFA nis shitjen e vendeve të parkimit për 300$

Kupa e Botës 2026 gjithmonë e më e shtrenjtë, FIFA nis shitjen e vendeve të parkimit për 300$

February 3, 2026
Punimet në rrugë, bllokohet qarkullimi në aksin rrugor Librazhd-Korçë nga sot deri më 5 shkurt

Punimet në rrugë, bllokohet qarkullimi në aksin rrugor Librazhd-Korçë nga sot deri më 5 shkurt

February 3, 2026

Shisnin lëndë narkotike të ndara në doza, arrestohen 2 persona, procedohet një tjetër

February 3, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Uniforma e huaj

February 3, 2026
Ndalohet një person në burgun e Fierit, tentoi të fuste drogë brenda

Ndalohet një person në burgun e Fierit, tentoi të fuste drogë brenda

February 3, 2026
Kushtetuesja sërish pa vendim për “Ballukun”, shtyhet çështja

Kushtetuesja sërish pa vendim për “Ballukun”, shtyhet çështja

February 3, 2026
Matura Shtetërore zhvillon sot provimin e fundit

Ministria e Arsimit publikon datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In