• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sezoni i gripit/ Çdo ditë në spitale vijnë 150 fëmijë dhe 70 të rritur, mjekët: Mos e teproni me antibiotikët

by Java News
25/11/2016 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtohen rastet e të prekurve nga infeksionet respiratore, viruset gripale  të favorizuara nga luhatja e temperaturave.

Në urgjencën e shërbimit të infektivit në ditë 150 fëmijë kërkojnë ndihmën e mjekëve ndërsa në shërbimin e infektivit 70 të rritur paraqiten në urgjencë. Mjekja e familjes Bruna Shiroka tha se nuk ka viruse të reja në qarkullim, por viruset ekzistuese pësojnë mutacione duke u manifestuar me temperaturë të lartë, gjendje dobësie, dhimbje fyti, rrufë.

Shiroka: Qarkullon një numër tepër i madh virusesh. Zakonisht janë rinoviruset që mbajnë numrin një të viruseve. Viruset që qarkullojnë normalisht janë viruset e stinës.  

Pjesa më e madhe e qytetarëve vetëmjekohen pasi shfaqen simptomat gripale duke marrë antibiotikë në farmacinë më të afërt. Por, mjekja rekomandon qytetarët të konsultohen me bluzat e bardha dhe të mos marrin vullnetarisht antibiotikë për shkak se ndikojnë negativisht në shëndet.

Shiroka: Duhen konsulta me mjekun, sepse në sëmundjet virale përdorimi antibiotikut është i tepruar, pra i panevojshëm. Duhet të jetë mjeku ai që vendos.

Në nivel kombëtare sipas Institutit të Shëndetit Publik. 10.000 persona janë të prekur nga infeksionet respiratore. Grupet më të rrezikuara nga këto viruse janë fëmijët, të moshuarit dhe gratë shtatzëna. Mjekët rekomandojnë konsultime të menjëhershme me ekspertë të shëndetit ndërsa në dietën ushqimore; konsumimin e sa më shumë lëngjeve./oranews/a.k

Next Post
VIDEO/ Skifteri mundohet të kapë gjarpërin, por ai “rrëshket”… përfundon në xhamin e makinës në ecje

VIDEO/ Skifteri mundohet të kapë gjarpërin, por ai “rrëshket”… përfundon në xhamin e makinës në ecje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com