Aeroplanë luftarakë të Koresë së Jugut kanë paralajmëruar përmes të shtënave një avion ushtarak rus, që shkeli hapësirën ajrore të vendit, deklaroi Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut.
”Tre avionë luftarakë rusë hynë në një zonë pranë Koresë së Jugut dhe njëri prej tyre më pas shkeli hapësirën e Koresë së Jugut”, sipas zyrtarëve koreano-jugorë.
Nga ana e tij, një zyrtar i ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut tha se avioni rus nuk iu përgjigj goditjeve paralajmëruese nga avionët luftarakë të Seulit.
Avionët luftarakë F-15F dhe KF-16 gjuajtën 360 herë gjatë shkeljeve të hapësirës ajrore koreano-jugore nga avionët rusë.











