• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zgjedhjet e 2025, Shehi: Krijojmë grup të ri politik që nuk identifikohet me Berishën!

by A R
02/09/2024 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar i ka bërë thirrje të gjithë aktorëve e partive polikë që janë në opozitë të bashkohen dhe të krijojnë një grup të ri politik, për një opozitë më të bashkuar në parlament dhe më të fuqishme në zgjedhjet e 2025 duke i dhënë një tjetër alternativë popullit shqiptar.

Për kreun e LZHK, Dashamir Shehin dy janë kriteret për t’u bërë pjesë e këtij grupi: të kenë parësore rrëzimin e qeverisë Rama dhe të mos identifikohen me Sali Berishën.

Në një intervistë për RTSH 24, Shehi u shpreh se opozita ka nevojë për një strukturim të qartë dhe të qëndrueshëm duke i dhënë mundësinë zërave të rinj për zgjedhjet e ardhshme të 2025. Në të kundërt, sipas tij, me kodin e ri zgjedhor, të gjithë në opozitë janë të humbur.

Ky grupim i ri, sqaroi Shehi, do jetë një shteg i ri politik për gjetjen e një formule bashkëpunimi në zgjedhje, ku secili do të mbajë partinë dhe siglën e tij.

“Do krijojmë një grup të ri politik, kam besim se kolegët do e kujtojnë se shumë parti brenda opozitës nuk shkon më. Shqiptarët kanë nevojë për një hartë politike më të thjeshtë me dy apo 3 grupe polikë brenda opozitës. Një identifikohen me Berishën, ne të tjerët nuk identifikohemi me të dhe do jemi grupi tjetër i opozitës. Të na bashkohet beteja e përbashkët për të rrëzuar qeverinë. Do bashkëpunoj me të gjithë në opozitë që janë kundër qeverisë Rama, pasi pushteti tashmë është në duart e Ramës që ka përfunduar në një autokrat. Kush është kundër qeverisjes Rama do bashkëpunojmë në, dhe me ata që nuk e identifikojnë më veten me Berishën, këtu ndahemi me grupin tjetër. Ndahemi te ligji zgjedhor ku ishte një grusht shumë i rëndë për opozitës, u një pjesë e saj bashkëpunon haptazi me Ramën dhe PS për të prodhuar një ligj që mbron dhe to, por dëmton opozitën në përgjithësi. Raporti me drejtësinë e re dhe besoj se ajo do luaj një rol pozitiv. Nuk mund të përkulet e djathta shqiptare apo opozita në funksion të interesave të një personi apo një grupi. Këto janë tre temat e mëdha që na ndajnë. Po krijojmë një shteg të ri politik që jep shpresë e besim. Nuk është e mjaftueshme të rrëzosh qeverinë vetëm me akuza, por duhen edhe idetë e reja të opozitës. Të krijojmë një alternativë tjetër duke ruajtur profilin opozitar. Kjo është në hapësirë pluralë dhe të gjejmë një formulë bashkëpunimi për zgjedhje, por jo të shkrijnë partitë, le t’i mbajnë siglat”, tha Shehi.

Nisja e sesionit të ri parlamentar do të nis me tema të “nxehta” diskutimi, por Dashamir Shehi tha se intrigat politike nuk duhet të lejojnë anashkalimin e çështjeve më rëndësi si ligji për plehrat që pritet të kalojë në Kuvend apo ato që lidhen me ekonominë e vendit.

“Kemi tema të nxehtë për debat është mandati i Xhaçkës, interpelance e kërkuar me Ramën. Vjeshtën e kaluar, kaluan disa ligje shumë të këqija për shtetin si investimet strategjike, buxheti iku pa u diskutuar etj. Ne po rikthejmë ligjin për plehrat, atë që shqiptarët u ngritën ën protestë para disa vitesh, po e risjell sërish për ta kaluar. Ato hoqëm dhe ligjin për bixhozin, e mbyllëm me ligj e hapëm para një vit po me ligj. Sot me ligjin e ri kanë në dorë 5-6 veta dhe nuk paguajnë asnjë detyrim ndaj shteti dhe as nuk punësojnë se është online. E njëjta gjë për plehrat, i mbylli nën presion popullor, tani e sjella ta kalojë”, tha Shehi.

/a.r

Next Post
Eriselda Shllaku vijon beqare: S’po ma ndryshon dot mendjen njeri! E dua të jetë burrë me…

Eriselda Shllaku vijon beqare: S’po ma ndryshon dot mendjen njeri! E dua të jetë burrë me…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

September 26, 2026
“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake

September 26, 2026
“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

September 26, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Shtriga Belinda”, Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Qenka takuar Balluku me Dumanin? O Zot…

September 26, 2026
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

September 26, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

September 26, 2026
I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

September 26, 2026
Republika popullore e protestës

“Humori, Parlamenti apo qeveria: Kush të bën të qeshësh më shumë?”

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com