• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sesioni i ri parlamentar në një klimë të re marrëdhëniesh Rama-Berisha

by Ervis Iljazaj
03/09/2024 08:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, disa ditë më parë deklaroi nga ballkoni i tij se opozita duhet të marrë pjesë në komisonin e së vërtetës për të riparë Reformën në Drejtësi. Nuk është e qartë nëse e kishte fjalën për komisionin anti-korrupsion Xhafaj apo jo, por fakt është se pranoi për herë të parë publikisht se opozita duhet të ulet në një komison bashkë me qeverinë për këtë çështje. Nuk është lajm që zoti Berisha është një kundërshtar i drejtësisë së re, sidomos kundërshtar i SPAK. Madje lufta ndaj SPAK është kthyer në betejen e tij kryesore dhe të vetme politike për shkak të konfliktit të interesit që ai ka më këtë instucion. Dhe në këtë luftë, ka futur pothuasje të gjithë partinë që drejton.

Lajmi qëndron te fakti se sesioni i ri parlamentar që nisi sot, është një sesion që fillon në një klimë të re marrëdhëniesh midis opozitës dhe qeverisë. Pra, midis Ramës dhe Berishës. Dhe qëndrimi publik i Berishës që paralajmeron se opozita mund të marrë pjesë në komsionin “Xhafaj” apo ndonjë komsion tjetër me qeverinë, tregon pikërisht klimën e re politike që ekziston midis qeverisë dhe opozitës.
Një klimë që duket larg të qenit konfliktuale ashtu sikurse ka qenë për muaj me radhë. Duket qartazi një klimë më e ngrohtë dhe bashkëpunuese.

Pavarësisht debateve të ditës normale parlamentare, që hera-herës opozita mundohet ti vesh me agresivitet, raportet midis saj dhe mazhorancës nuk janë aspak agresive për sa i përket vendimeve thelbësore politike.
Tashmë shefi i mazhorancës nuk ka të njëjtën retorikë kundër Berishës. Zoti Berisha nuk është më një non-grata me të cilin as ja vlen të dialogosh, apo një i vdekur i pakallur siç shprehej disa kohë më parë Rama. Përkundrazi, është një lider politik me të cilin mund të bëhen reforma të rëndësishme për vendin. Jo vetëm kaq, por me partinë që ai drejton mund të ngrihet një komision anti korrupsion, pikërisht me një lider që akuzohet për korrupsion.

Nga ana tjetër edhe opozita e drejtuar nga Sali Berisha e ka lënë agresivitetin e saj politik dhe ka bashkuar votat me Edi Ramën për të amnistuar njërëz të korruptuar, edhe pse lufta ndaj korrupsionit teorikisht duhet të jetë kauza e saj kryesore. Ka bashkuar votat për të aprovuar një reformë zgjedhore që konsolidon edhe më shumë pushtetin e Edi Ramës, edhe pse deklaron se me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Me të gjitha gjasat, do të ulet edhe në komisionin anti-korrupsion “Xhafaj” dhe do të luftojë korrupsionin me Edi Ramën, edhe pse atë e konsideron liderin më të korruptuar në Europë.

Të gjitha këto sjellje të opzitës të drejtuar nga Berisha, por edhe sjellja e Ramës kundrejt tij, tregojnë se tashmë ne kemi të bëjmë me një duopol politik që kërkon të instalohet edhe më gjatë në politikën shqiptare. Dhe për këtë arsye kanë vendosur që të heqin çdo barrierë politike, duke filluar nga drejtësia, dhe të bashkëpunojnë me njërin-tjetrin kur bëhet fajlë për konsolidimin e pushtetit të tyre personal. Dhe deri më sot ja kanë arritur. Deri më tani, klasa e vjetër politike shqiptare ka fituar. Ja ka dalë të mbyll sistemin politik shqiptar vetëm në dy persona. Çdo gjë tjetër është fasadë dhe retorikë e ditës. Thelbi është se sesioni i ri, deri në zgjedhjet e ardhshme, do të zhvillohet në këtë klimë bashkëpunimin të kuptuar apo të nënkuptuar, midis Ramës dhe Berishës. Çdo konflikt, grisje letrash në parlament apo agresivitet për çështje të ditës, nuk është gjë tjetër veçse fasada që mbulon një bashkëpunim politik midis Ramës dhe Berishës për kosnolidimin e pushtetit të tyre mbi jetën politike shqiptare.

liberale.al

Next Post
Një gjest anakronik dhe diversionist i kryeministrit grek

Zogaj: Ky ligj zgjedhor është një dele-dash. Beteja ligjore në Kushtetuese, lajm i mirë

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Pra perfundimisht ka ardhur fundi i tyre,i monsterse se vicidolit e k/hajdutit,i ka mundur zollumi aqe shume sa ju kane verbuar syte plotesisht.Duke bashkepunuar hapur,luften kunder SPAK,populli kupton,qe kta duane ta rrezojne.I vetmi qe po lufton korrupsionin e krimin,eshte SPAK.

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In