• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sesioni i ri parlamentar, Begaj mesazh deputetëve: Uroj të nisë një periudhë bashkëpunimi

by A R
20/01/2025 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidentit i Republikës, Bajram Begaj, i drejtoi sot një mesazh deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë me rastin e çeljes së sesionit të ri parlamentar.

Në fokus të mesazhit të tij është apeli për vijueshmërinë e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimin më 11 Maj të një procesi zgjedhor të drejtë e të sigurt dhe sipas standardeve të OSBE-ODIHR-it,  rritjen e cilësisë së demokracisë, stabilitetin ekonomik e politik, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Presidenti i Republikës e konsideron të pazëvendësueshëm rolin e Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa u bën thirrje deputetëve të nisin një periudhë të re bashkëpunimi e dialogu në shërbim të shqiptarëve në vend, në Diasporë dhe në rajon.


Mesazhi i plotë i Presidentit Begaj, drejtuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë:

Me fillimin e një viti të ri dhe rinisjen e punimeve të Kuvendit, uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi e dialogu në shërbim të shqiptarëve në vend, në Diasporë dhe në rajon. Shqipëria ka hedhur tashmë hapa vendimtarë drejt integrimit evropian. Viti që lamë pas shënoi një moment historik për rrugëtimin e saj: çeljen e negociatave teknike me Bashkimin Evropian.

Ky hap i rëndësishëm në procesin e integrimit është rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme për përparim dhe reforma, të cilat jo vetëm kanë marrë shumë energji dhe përkushtim, por edhe kanë dhënë më shumë forcë, besim, optimizëm e frymëzim. Në çdo hap që kemi hedhur, çelësi i suksesit ka qenë i qartë. Ai qëndron te dialogu politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirja.

Kuvendi i Shqipërisë ka rol të rëndësishëm për realizimin e këtij objektivi madhor. Ai duhet të kontribuojë në thellimin e reformave që përafrojnë legjislacionin tonë me acquis communautaire.

Roli i Kuvendit është i pazëvendësueshëm edhe për përmirësimin e cilësisë së drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit, për mirëqenien dhe zhvillimin ekonomik e territorial në respekt të burimeve natyrore të vendit, për kujdesin shëndetësor, për forcimin e arsimit dhe kërkimit shkencor në të gjitha nivelet, si dhe për përshtatjen me risitë teknologjike e inovacionin.

Këto janë veç disa prej sfidave kryesore, ndërsa shumë të tjera mbeten të sillen në sallën e parlamentit me argumente, kthjelltësi dhe bashkëpunim për të gjetur zgjidhje. Reformat e ndërmarra duhen ndjekur hap pas hapi, shërbimet duhet të përmirësohen pa humbur vëmendjen dhe pa neglizhuar prioritetet. Puna e pandërprerë për sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe drejtësinë sociale, është punë për të ndërtuar një Shqipëri më të fortë, më të drejtë dhe më të integruar në familjen evropiane.

Situatat gjeopolitike na kujtojnë se kemi nevojë për cilësi të demokracisë, stabilitet ekonomik e politik dhe zhvillim të qëndrueshëm, jo vetëm si qëllim në vetvete, por edhe në funksion të rolit të shqiptarëve si faktor paqeje e stabiliteti në rajon. Shqipëria dhe Kosova si shtete, dhe të gjithë shqiptarët, nuk mund veçse të jenë aleatët më të besueshëm në rajon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s dhe Bashkimit Evropian, sepse ky është detyrimi ynë historik.

Shpreh mirënjohje që u dhatë mundësi shqiptarëve të Diasporës të përfshihen në jetën politike të vendit dhe të kontribuojnë me votë për të mirën e përgjithshme. Sesioni i ri parlamentar përkon me zgjedhjet e datës 11 maj. Është e kuptueshme që agjenda politike e zgjedhjeve të jetë në qendër të vëmendjes. Zgjedhjet janë ngjarja më e rëndësishme në një demokraci.

Ato testojnë pjekurinë e forcave politike dhe të institucioneve, ndaj le të përpiqemi t’i japim vendit një proces zgjedhor të drejtë e të sigurt, ku të garojnë alternativat, ku votuesi të respektohet, ku vota të shërbejë për të zgjedhur, ku fituesi reflekton modesti e përgjegjësi, dhe humbësi vetëpërmbajtje.

Ju ftoj që këtë proces ta kryejmë me maturi, paqe dhe respekt për vlerat demokratike. Shpreh besimin se i kemi të gjitha mundësitë që zgjedhjet të zhvillohen në përputhje me ligjin dhe sipas standardeve të OSBE-ODIHR-it. Ky nuk është opsion, është detyrimi që ka klasa politike ndaj shqiptarëve. Cilësia e zgjedhjeve duhet të tejkalojë çdo ndasi e të mbizotërojë mbi çdo interes partiak. Ky objektiv duhet të jetë i përbashkët dhe i panegociueshëm.

Bashkë me urimin për punë të mbarë në këtë sesion të ri parlamentar, le të mirëpresim mundësitë që janë hapur në horizont, të ndërtojmë mbi arritjet që na bashkojnë dhe të frymëzohemi nga modelet që mbartin atdhedashuri, vizion, paqe dhe mirësi.

Next Post
Rusët e kapur rob: Ushtarët nga Koreja e Veriut janë të çmendur, veprojnë të pavarur

Rusët e kapur rob: Ushtarët nga Koreja e Veriut janë të çmendur, veprojnë të pavarur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

14 vatra zjarri në vend në 10 orët e fundit, 7 mbeten ende aktive

14 vatra zjarri në vend në 10 orët e fundit, 7 mbeten ende aktive

August 5, 2026
Banorët e Klosit nisin protestën kundër shkrirjes së bashkisë: Anëtarët e PS dhe PD të djegin teserat…

Banorët e Klosit nisin protestën kundër shkrirjes së bashkisë: Anëtarët e PS dhe PD të djegin teserat…

August 5, 2026
Rregullorja e censurës në Gjykatën e Posaçme

Rregullorja e censurës në Gjykatën e Posaçme

August 5, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Sikur të na drejtonin thjesht, aq sa meritonim?!

August 5, 2026
Nga Tirana te zonat e thella, harta e ndërtimeve pa leje që presin legalizimin

Nga Tirana te zonat e thella, harta e ndërtimeve pa leje që presin legalizimin

August 5, 2026
LDK kërkon postin e presidentit! Kurti insistoi se Kosovës i duhet një president konsensual

LDK kërkon postin e presidentit! Kurti insistoi se Kosovës i duhet një president konsensual

August 5, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

“Non grata”-at shqiptare në rajon duhet të jenë edhe politike

August 5, 2026
“Dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë, bëri deklarim të rremë për krimet në Zubin Potok

“Dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë, bëri deklarim të rremë për krimet në Zubin Potok

August 5, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Amerika po lëviz, por jo në një drejtim të vetëm

August 5, 2026
Puplat e Dumanit dhe heshtja ndaj Akuzave

Puplat e Dumanit dhe heshtja ndaj Akuzave

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com