• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

S’është se me kaq mbaroi puna

by Frrok Çupi
08/03/2023 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Vetëm pse u çmontua Sali Berisha e nuk është më, kjo nuk do të thotë se me kaq mbaroi puna.
Duket se pas datës 3 Mars, të gjithë mendojnë se ‘mbaruan punë’ me tjetrin:
Foltorja ish- PD në tentativë për t’u bërë ‘parti Front’ përballë gjykatës u thye si veza. Ende pa u hallakatur, prej Foltores dolën zëra se ‘do të shikoni çfarë do t’u bëjmë gjyqtarëve’. Pastaj mbaruan punë me armikun që kishin mbajtur në gji: PD-në reale të konsakruar edhe në ligj. Teprica e PD kërcënoi se ‘nuk bashkohemi kurrë me PD-në’. Po s’është se edhe në këtë rast mbaroi ndonjë punë. Një analist i tyre íu hakërrye të vetëve: ‘Çohuni more, merrini për leckash e hidhini…’. As ky nuk qullosi gjë. Autorja e parullës ‘merrini për zhelesh’, ish numri Dy i shtetit, është shfaqur përsëri në ekrane dhe vajton ‘vendimin e zi’ të gjykatës. Në vajtim ka thirrje për të ‘maruar punë’ me ata.

…Pastaj u nisën të ‘mbarojnë punë’ këta legalët me jo- legalët brenda racës. Nisi merkata e deputetëve; disa u bashkuan me PD zyrtare, të tjerë po përgjojnë nga porta kur të zërë gjumi Berishën e t’ia mbathin. Por as kështu nuk mbarohet punë, asnjë nga deputetët nuk përfaqëson askënd tjetër. Të dy palët e PD, gjatë kohës, kanë pësuar fatin e ‘vezës’ së prishur. Asgjë nuk bëhet më. PD nuk bashkohet kurrë, sa shekuj të ketë aty helmin që i kanë imponuar vendit. Edhe këta që thonë se janë ‘të ligjshëm’ morën ushtat për të sulmuar kryetarin e tyre, Basha. Secili që tenton të bëhet vetë kryetar e sulmon rinoshin e KOP-it si ‘ kohë e shkuar’. Frika se Basha do të kthehet prapë në krye. Këta kot thonë se nuk e duan Berishën, Berishën që nuk vjen kurrë më, këta e kanë lider shpirtëror antiamerikan. Të gjithë këta, si ata që ‘mbaruan punë’ me politikën legale të vendit, ashtu edhe pjesa tjetër thonë se ‘PD-në na e prishi Yuri Kim (ambasadore e SHBA) dhe Edi Rama (kryeministër i Shqipërisë).

Me këtë vrull sulmi, të gjithë këta e dinë se ‘nuk mbarojnë punë’ me Amerikën dhe me maxhorancën, por se i bëhen parzmore Sali Berishës dhe Ilir Metës- të dy armiq të demokracisë dhe ‘të korruptuar deri në majë’.
Përtej të gjithëve, një popull i tërë, në heshtjen e vet njerëzore, ka nisur të thotë se ‘edhe ky u çmontua, s’na bën dot gjë’. Sali Berisha me të tijtë, dhe Ilir Meta i kanë ‘punuar qindin’ popullit shqiptar në gjithë këto vite kur shpresat për ‘më mirë’ u ndezën pas diktaturës. Sali Berisha, shkatërrimtari i vendit, i votuar nga viktimat, pas datës 3 mars mund të konsiderohet si ‘i pari që shkon hupë’ pa asnjë lajm.

Asnjëri prej llojit të tij në botë, nuk u shemb vetë si pemë e krimbur- siç ndodhi me ish- presidentin. Njerëzit kishin menduar se ky bie vetëm kur ta thërrasin ‘te vendi’, por në fakt ra ndryshe. Megjithatë as me këtë ‘nuk ka mbaruar puna’ akoma. Jo se qenka puna për ‘frikë’; askush nuk mund të ketë frikë se këta mund të ‘ngjallen’ e të sjellin prapë modelin e tyre të tmerrshëm. Dëmet e tyre janë të thella, pasuria publike është vjedhur e fshehur, qeveritë kanë vënë dorë mbi jetën e njeriut… Nuk ka mbaruar akoma puna mes dy pjesëve: Pjesës normale dhe pjesës që ishte në këtë vend si modeli më i keq për njeriun. Vendi ndodhet drejt modernizimit dhe zhvillimit europianist; normaliteti përbën shumicë, por jo të gjithë mund të jenë me të njëjtën kahje. Sikur e keqja të ishte në sipërfaqe, atëherë pse duhej t’u dorëzoheshim fuqive të mëdha me thirrjen e fundit: ‘na hiqni qafe këta tanët’?. Është thellë puna.

Next Post
Gjiknuri zbardh takimin me Yuri Kim: Zgjedhjet e 14 Majit dhe situata politike në vend ishin në fokus të diskutimit!

Gjiknuri zbardh takimin me Yuri Kim: Zgjedhjet e 14 Majit dhe situata politike në vend ishin në fokus të diskutimit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Konflikt fizik në zonën e Shkallnurit në Durrës, slloveni plagoset me mjet prerës

June 29, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku: Rama dhe të gjithë ne kemi një kontratë me 860 mijë votues

June 29, 2026
Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

June 29, 2026
Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

June 29, 2026
VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

June 29, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!

June 29, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

“Edhe Rusia me Ukrainën, apo SHBA me Iranin që janë në luftë bëjnë negociata! ‘Flamingot’ refuzojnë!”

June 29, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

Jesuralem Post: Si depërtoi retorika antisemite në protestat anti-Kushner në Shqipëri

June 29, 2026
Spaho, në Kuvend: Ne të Partisë Demokratike nuk jemi hajdutë!

“Rama të mos dorëhiqet”, Spaho sqaron deklaratën dhe “shpërthen” kundër PD

June 29, 2026
Flamingos, një revolucion proxy?

Flamingos, një revolucion proxy?

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In