Kryeministri Edi Rama tha se sot do të publikohet masa e rritjes së pagave të mjekëve dhe infermierëve në gjithë vendin, me 40%. Rritja e pagave do nisë nga janari i vitit të ardhshëm.
“Sot kemi dhe atë publikimin e masës që do marrim për pagat, që do fillojnë nga 1 janari, do përfshihen në ligjin e ri të buxhetit për 2021-shin, kështu që të gjithë bluzave të bardha do ja rrisim 40% pagën.
Nuk është pak. Do e kesh rrogën si unë ti shefe”, iu drejtua kryeministri një mjeke.
“Rritja do jetë për të gjithë, mjekë dhe infermierë në të gjithë Shqipërinë”, saktësoi shefi i qeverisë, teksa ishte duke inspektuar punimet për Spitalin e ri të Fëmijëve.
“Do të jetë një kompleks modern, me aparatura të fjalës së fundit e kushte njësoj si në Europë për vogëlushët e Shqipërisë, në nevojë për shërbim shëndetësor. Një tjetër spital i ri i shtohet zinxhirit të transformimit të QSUT nga një zonë depresive, ku mbizotëronte rrënimi e rrëmuja, në një zemër vitale të sistemit tonë publik shëndetësor Zotim i mbajtur edhe ky, si edhe bërja realitet sot e rritjes historike të pagave për bluzat e bardha!”, shkruan Rama.
g.kosovari











