• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’është momenti për dialog me Serbinë”/ Vjosa Osmani flet për rikthimin në LDK: Dera që gozhdohet, s’hapet

by Java News
10/11/2020 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidentja në detyre e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se procesi i dialogut me Serbinë duhet të ndalojë.

Në një intervistë për DW, Osmani ka deklaruar se nuk është momenti për të vazhduar me dialogun, pasi sipas saj të gjitha institucioneve duhet ti jepet kohë për një qëndrim të unifikuar.

“Unë mendoj që për shkak të zhvillimeve aktuale tani nuk është momenti që të vazhdohet dialogu menjëherë. Dhe duhet që institucionet e Kosovës të marrin pak kohë, të ulemi, të konsultohemi mes vetes, të krijojmë një qëndrim shumë më të unifikuar rreth dialogut, sepse është e domosdoshme që kushdo që negocion në emër të Kosovës, për fatin e Kosovës, të ketë një qëndrim shumë më të unifikuar të spektrit politik se sa vetëm të koalicionit që përfaqëson. Unë do të jap kontributin tim maksimal në këtë drejtim, që të diskutojmë së bashku me të gjithë, lidhur me atë se cilat do të duhet të ishin qëndrimet e Kosovës”, tha Osmani.

Jeni zgjedhur kryetare e Kuvendit në një proces të rregullt nga një koalicion ndërmjet LDK-se dhe VV. Ai koalicion nuk është më, ndërkohë që Ju siç keni deklaruar disa herë jeni përjashtuar nga LDK. Si dhe ku është e ardhmja politike e Vjosa Osmanit? 

Vjosa Osmani: Ajo që kam deklaruar nuk është vetëm deklaratë e imja por është çështje që konfirmohet me vendime të këshillit të përgjithshëm, pra ka qenë zgjedhje e LDK-së që të vazhdojë rrugën përpara pa mua. Pra ka qenë zgjidhje e tyre, sepse më kanë mbyllur çdo derë në mënyrë që të mos të funksionojë aty. Mirëpo unë, nga pozita e presidentes së Kosovës nuk dua të hyj në detaje më shumë. Siç e thatë edhe ju jam zgjedhur nga kuvendi i Kosovës si kryetare e Kuvendit, nuk është hera e parë që funksionet kushtetuese vazhdojnë pavarësisht se çka ndodh me koalicionin, nuk do të doja që të hyjë në detaje lidhur me rrugën politike timen, por ajo që dua të them është që do të vazhdojë të jem në skenën politike dhe aty se ku do të jem unë do ta përckatojnë qytetarët e Kosovës, siç e kanë përcaktuar gjithnjë.

Dhe pikërisht ata qytetarë për të cilët po flisni dëshirojnë ta dëgjojnë nga Vjosa Osmani se ku është e ardhmja e saj politike. E keni menduar rikthimin tuaj në LDK dhe ta bëni luftën aty brenda partisë?

Vjosa Osmani: Jam deklaruar disa herë për këtë cështje dhe nuk dua të hyj në këtë temë. Një derë e cila gozhdohet, nuk është që mund të hapet.

Do të thotë ju preferoni alternativa tjera politike?

Vjosa Osmani: Po them sërish që është çështje që nuk do ta doja sot nga kjo zyrë të flas nga zyra e presidentes, edhe pse një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese e sqaron që ushtruesi i detyrës mund të merret me aktivitet politik, për dallim nga presidenti i zgjedhur nga kuvendi, megjithatë për shkak të situatës, nëpër të cilën po kalojmë nuk do ta doja sot të hyjë në detaje për këtë çështje./ DW

g.kosovari

Next Post
Ministrja Balluku fiton betejën me COVID/ I rikthehet menjëherë punës

Ministrja Balluku fiton betejën me COVID/ I rikthehet menjëherë punës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Azili s’është më rrugë emigrimi. Aplikimet bien 28%, tani preferohen lejet e punës

Kriza e emigracionit, Gjermania: Jemi dakord për qendrat e deportimit jashtë BE

September 4, 2026
Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

September 4, 2026
VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

September 4, 2026
Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

September 4, 2026
Përfshihet nga flakët lokali në Tiranë, nuk ka të lënduar

Dy banesa të djegura në Himarë, rrezikohen edhe 40 të tjera

September 4, 2026
Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

September 4, 2026
“Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar”/ Meloni falënderon Ramën pas deklaratës për emigrantët

Meloni: Ne ekstremistë? Evropa po na kopjon modelin e kampeve me Shqipërinë

September 4, 2026
Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

September 4, 2026
Kali i Kaligulës

Kali i Kaligulës

September 4, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

Berisha gjysh dhe Berisha politikan

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com