• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“S’është e drejtë të gjuash me dajak e antitank opozitën”/ Deputeti i PD kundër Berishës: Partia ka disiplinë! Duhet t’i nënshtrohen…

by Java News
21/10/2021 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, përmes një interviste të dhënë për rubrikën “Opinion” në News 24, foli rreth zhvillimeve të brendshme në Partinë Demokratike.

Sula, pa përmendur emra u ndal dhe tek rebelët brenda selisë blu, ku theksoi se dy-tre prej tyre kanë dezinformuar publikun në lidhje me diskutimet e brendshme, me qëllim marrjen e protagonizmit.

Sipas tij një parti politike ka rregulla dhe disiplinë dhe individët përbërës të saj duhet t’i nënshtrohen vullnetit të shumicës.

“Qëllimi i PD-së nuk është ky. Nuk dua të përmend emra, por dy tre deputetë që mund të jenë aty, në shumicën e rasteve kanë dezinformuar debatin që ka ndodhur aty për të marrë protagonizëm.

Një parti duhet të ketë rregullat dhe disiplinën e saj dhe t’i nështrohet vendimit të shumicës. Pasi të vazhdosh ta gjuash me gurë, dajak dhe antitank opozitën kur ajo është në opozitë, kjo nuk është e drejtë.  Po të ishim në rrethana të tjera, se i kam parë dhe deputetët rebelë sot, po të ishim në mazhorancë nuk do të vepronin kështu”, tha Sula.

Pyetjes së gazetares, nëse “Foltores” së Berishës i janë shtuar mbështetësit nga radhët e grupit parlamentar kohët e fundit, Sula iu përgjigj duke thënë se Basha është kryetari legjitim i Partisë Demokratike i zgjedhur me 84% të votave të anëtarësisë.

“Është shumë e rëndësishme debati në një forcë politike. Partia Socialiste është e vdekur për sa i përket debatit. Më vjen keq të them që 3 ditë pasi ne kemi depozituar amandamentet për ndryshimet kushtetuese, përveç Zotit Rama dhe Balla, nuk ka asnjë deputet që mund të jap qoftë edhe një mendimin e tij.

Mund të ketë edhe persona që mund ta kundërshtojnë Zotin Basha. Por unë do tu thosha që Zoti Basha është kryetari legjitim i Partisë Demokratike i zgjedhur me votim 1 anëtarë një votë, ku dhe ka marrë 83-84% të votave të anëtarësisë.

Detyra e Zotit Basha është udhëheqë opozitën drejt sfidave në përballjen me regjimin e Edi Ramës. Unë nuk e teproj ta them se nëse Zoti Basha do të jetë vetvetja dhe do ta ketë tërësisht fuqinë në dorë për të drejtuar Partinë Demokratike do të ketë një rrugë të suksesshme. Nëse Basha do të thyhet apo aksionit nuk do ti shkojë deri në fund, kjo do të përbëjë një problem.

Po shoh një ndryshim rrënjësor të sjelljes politike të Zotit Basha, në qëndrimin e Zotit Basha dhe në marrëdhënien e Zotit Basha me grupin parlamentar dhe me strukturat e partisë. Uroj që ky qëndrim të mos jetë një qëndrim i momentit nga ujërat e turbullta që janë aktualisht në PD, por kam binden se Basha do të bëjë mirë punën si kryetar i PD-së. Do të thosha pa e tepruar se do të jetë vetja e tij në këto katër vitet e ardhshme në drejtimin e Partisë Demokratike”, tha Sula./m.j

Next Post
Tomini paralajmëron: Virusi në shtator do qarkullojë shumë më dendur. Të gjitha vaksinat na mbrojnë nga Delta, simptomat

Kanceri i gjirit/ Tomini: Shqipëria regjistron 6000 raste të reja në vit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In