• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Servet Pëllumbi: Nano të mos na flasë nga Vjena, kritikat e Blushit nuk kanë asgjë të keqe

by Aalison Pearse Stevens
13/07/2016 08:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Servet Pëllumbi i ka vlerësuar si të gabuara mesazhet e ish-kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, në 25-vjetorin e themelimit. Në një intervistë për gazetarët, Pëllumbi i sugjeroi Nanos që të mos rrijë në Vjenë, por të vijë pranë socialistëve që e mbështetën. “Pse rri në Vjenë dhe e thotë nga Vjena? Të vijë këtu, të rrijë tek ata që e deshën, brohoritën për të, e mbështetën gjatë kohës që ishte në burg dhe gjatë kohës që ishte në krye të PS-së. Nuk ka nevojë Partia Socialiste për mesazhe të tilla, në distancë, aq më tepër pesimistë”, tha Pëllumbi. Ndërkohë kritikat e Ben Blushit, ai nuk i sheh si një çarje të PS-së, por në kuadrin e mendimit ndryshe, që siç thotë ai, nuk i sjell asnjë të keqe Partisë Socialiste.

Një urim për këtë 25 vjetor…

Është një ditë e gëzuar që ka mbledhur të gjithë këta socialistë, simpatizantë, për të kremtuar 25-vjetorin e PS-së. Kuptohet që këto 25 vjet kanë qenë të vështira, por shoqëruar edhe me suksese e me gëzime. Dhe mua më vjen mirë që ne brezi i mëparshëm shohim një gërshetim të brezave. Gjenerata e re po vazhdon në këtë rrugë, të cilën e nisi PS shumë vjet më parë. Sigurisht shumë gjëra në rrugë e sipër janë korrigjuar. Shumë të tjera do të korrigjohen më tej. E rëndësishme është që idetë bazë programore, idealet e majta të Partisë Socialiste janë prezente, janë të gjalla dhe shpresojmë që do të vazhdojnë më tej.

Si është PS, pas 25 vitesh?

PS pas 25 vjetësh është e ndryshme dhe nuk mund të kërkojmë që ajo të jetë identike me lindjen e saj. Ashtu sikurse një fëmijë rritet kalon fazat e veta të jetës edhe Partia Socialiste ka kaluar përmes etapash të ndryshme, me vështirësi, me pengesa, me luftë, por e rëndësishme është që ajo i plotësoi 25 vjet dhe uroj që të plotësojë shumë 25 vjetorë.

A po e çon “Rilindja” drejt vdekjes Partinë Socialiste, siç ka deklaruar z. Nano?

Prandaj s’erdhi ai, se kishte frikë nga vdekja?! Pse s’erdhi ta thoshte këtu? Pse rri në Vjenë dhe e thotë nga Vjena. Të vijë këtu, të rrijë tek ata që e deshën, brohoritën për të, e mbështetën gjatë kohës që ishte në burg dhe gjatë kohës që ishte në krye të PS-së. Nuk ka nevojë Partia Socialiste për mesazhe të tilla, në distancë, aq më tepër pesimistë.

Po fakti që në këtë 25-vjetor PS-ja rrezikon një ndarje të re, pasi deputeti Ben Blushi e disa të tjerë po tentojnë të krijojnë një parti të re, si ju duket?

Nuk mendoj se është ndarje e re. Janë në kuadrin e mendimit ndryshe. Nuk ka ndonjë të keqe Partia Socialiste nga mendimi ndryshe, nga mendime të tilla dhe nga pikpamje që mund të duken krejt të dnryshme. Por fakti është që flasin, punojnë në shtratin e së majtës.

Ky 25-vjetor përkon edhe me një betejë të madhe të PS-së që ka të bëjë me reformën në drejtësi. Besoni se do miratohet?

Po, e besoj këtë.

Mendoni se PD po këmbëngul, dhe po nxjerr artifica herë pas here për ta rrëzuar atë…

Këmbëngulja në raste të tilla, kur përpiqet politika të zgjidhë një çështje madhore me konsensus janë të natyrshme nga të dyja palët. Secila synon të përfitojë sa më tepër në fushën e ideve të veta apo të zgjidhjeve të veta. Por unë mendoj se nuk ka rrugë tjetër nëse opozita do të jetë një forcë e rëndësishme me perspektivë për të ardhmen, nuk ka rrugë tjetër veçse të votojë reformën në drejtësi. Ndryshe ajo rrezikon shumë.

Nëse nuk votohet a rrezikohet të shkojmë në zgjedhje të parakohëshme?

Sigurisht opsionet janë të ndryshme. Në vetvete nuk mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme nëse nuk votohet një projektligj, por ajo varet nga vullneti i forcës politike që qeveris. Nëse ajo e sheh të nevojshme që ajo të provohet edhe një herë, të krijojë një raport të ri votash, edhe mundet.

Si e shikoni faktin që PD nuk është dakord me zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që duhet të jetë opozita që i kërkon zgjedhjet?

Po pikërisht ky është edhe paradoksi. Zakonisht zgjedhjet e parakohshme i kërkon opozita, por fakti që ajo nuk është për zgjedhje të parakohshme do të thotë që nuk i ka punët mirë. E di që ka humbur në elektorat. Do të humbasë edhe më shumë nëqoftëse nuk voton reformën për drejtësi.

BW/d.i.

 

Next Post

Çfarë nuk duhet bërë gjatë pushimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

“Dua mandatin e katërt si president”, Trump zbulon synimet për zgjedhjet e ardhshme në SHBA

July 25, 2026
Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

July 25, 2026
Minxhozi: Emërimi i Albana Koçiut në Ministrinë e Brendshme, zgjedhje me mesazh ‘katarsisi’

Problemi nuk është komunikimi, por qeverisja

July 25, 2026
Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

Do të lidhë Dukagjinin me Kurorën e Alpeve Shqiptare, Rama publikon pamjet: Gati kantieri i rrugës Shalë–Tropojë

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

“Jetë e dyfishtë” dhe shumë sekrete, ja cila është shenja më misterioze e horoskopit

July 25, 2026
Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

Pas filmit ‘The Odyssey’, Greqia kërkon që Mali Olimp të shpallet trashëgimi botërore nga UNESCO

July 25, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Shqipëria fillon përgatitjet ligjore për adoptimin e euros, eksperti: Do krijojë mundësi të reja për ekonominë

July 25, 2026
“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë në ditën e 56-ë të protestës

July 25, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

July 25, 2026
Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua-n në duelin më të madh të boksit shqiptar

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In