Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi, flet në një intervistë për TemA TV mbi zhvillimet e fundit në Partinë Socialiste.
Ai është kundër nismës së Ben Blushit për zgjedhjen e kreut të PS-së, pasi sipas Pëllumbit, Rama është kryetar legjitim me fitimin e zgjedhjeve vendore.
Pëllumbi thumbon Blushin me një thënie të vetë këtij të fundit, ndërsa shprehet edhe për idenë e një shkrirje të mundshme PS-LSI.
Pak kohë më parë keni shprehur idenë e shkrirjes së PS-së me LSI-në, jeni akoma në të njëjtin mendim?
Po është e vërtetë, e kam shprehur një mendim të tillë te Roland Qafoku dhe në atë kohë unë kisha mendimin, në mars 2013 kur LSI u shkëput nga qeverisja me PD dhe u hodh ideja e koalicionit me PS-në në zgjedhjet e radhës së 2013-ës. Dhe në atë periudhë, unë me të vertetë duke u nisur edhe nga njohuritë që kam në fushën e partilogjisë (?) por edhe nga dëshira që këto dy parti të majta të dala nga një trung, mund të bashkoheshin fare mirë të bënin një forcë më solide , një qeverisje me solide, pra ishte një mundësi, por fatkeqësisht sot nuk i qëndroj më kësaj sepse ka disa zhvillime që kanë shkuar në drejtim të kundërt. Si në njërën dhe në tjetrën parti ka, forca centrifugale që i largojnë dhe në mënyrë të veçantë pas zgjedhjeve vendore të 2015-s këto forca po veprojnë me intensivisht dhe çështja është që tani këto parti kanë dallime thelbësore do të thosha unë. Nëqoftëse njëra ka pamjen dhe vepron si një firmë biznesi, tjetra po vepron si një OJF (PS). Në rastin konkret është shumë e vështirë që këto të dyja, një OJF me një parti firmë të mund të bashkëpunojnë apo të bëhen një, nuk bëhën një. Qofsha i gabuar, por unë shoh madje dhe rrezikun nëse do të çohet ose jo deri në fund ky koalicion që ekziston dhe nuk shoh ndonjë mundësi që në zgjedhjet e ardhshme ky koalicion të ripërtërihet dhe ky është një problem tjetër, ky është një shqetësim tjetër lidhur me pluralizmin politik në Shqipëri. Partitë te ne janë si arkipelagu me disa ishuj por që nuk japin e marrin me njëra-tjetrën, secili më vetë, shkëmborë si të thuash, kështu janë edhe partitë te ne.
Por në të vertetë që të kemi sistem politik duhet partneritet, dialog, bashkëpunim, dallime për çështje të tjera, por për çështje të interesit të përgjithshëm, çështje të interesit kombëtar këto parti duhet të konvergojnë, ndryshe nuk ka demokraci, ndryshe nuk kemi sistem politik demokrat.
Madje unë në një nga botimet e fundit që kam bërë, e kam quajtur pluralizmi i dytë, atje kam argumentuar që ky sistem pluralist që kemi tani është i dështuar dhe duhet të ndërtohet një sistem tjetër pluralist por me parime të tjera, me ridimensionim të forcave politike, me rritje të demokracisë direkte, me rritje të shoqërisë civile, se ndryshe demokracia te ne është e mbaruar .
Në asnjë vend nga këta të demokracisë së re nuk vazhdojnë të jenë në politikë apo në qeversje, aq më keq figura që e filluan tranzicionin që kanë të dyja anët, është absoslutisht e domosdoshme ndërrimi i elitave, te ne është shumë urgjente dhe këtu rolin kryesor e kanë njerëzit, populli, demokracia direkte të mos pranojë. Nëse Berisha iu bëri thirrje dje avokatëve, noterëve mos pranoni, bojkotoni qeverinë, bojkotoni shtetin e krimit, shtetin e mafias, shtetin e hajdutëve etj, popullit i duhet bërë kjo thirrje: mos pranoni politikanë të korruptuar, politikanë që ju mashtrojnë, mos pranoni politikanë që ju kanë ardhur vetëm njëherë për zgjedhjet dhe nuk vijnë më, mos i pranoni! Populli është i fortë kur është i bashkuar, pikërisht bashkimi i popullit dhe funksionimi normal i tij jashtë manipulimit të partive politike është zgjidhja, tjetër nuk ka, pra duhen iniciativa. U ngrit rinia në 90-ën, u ngrit edhe populli në 90-ën, ndërmorën aksione konkrete që e përmbysën diktaurën, një situatë e tillë afërsisht duhet edhe tani, rinia në mënyrë të veçantë brezi i ri. E dini ju që sipas një sondazhi që ka bërë Ebert me të rinjtë, 60 % e të rinjve shqiptarë duan të largohen nga vendi, ne jemi shndërruar në një komb të plakur, kur ishim kombi me 27 mesataren. Pra, nëqoftëse njerëzit nuk gjejnë dot në këtë vend kaq të bukur, kaq të pasur kaq të lakmuar ndër shekuj nga të tjerët, nuk gjejnë mundësi për të jetuar dhe per t’u zhvilluar, kjo është në radhë të parë përgjegjësi e politikës. Shikoni konkretisht çfarë bëhet, mjafton të dalësh një herë nëpër Shqipëri, të shikosh shtretërit e lumenjve, të shikosh rrëshqitjet e dherave, përrenjtë dhe lumenjtë po e marrin tokën dhe po e çojnë në det, shkoni në Divjak dhe shikoni sa është shtuar toka, por tokë jo produktive dhe realisht përse ndodh kjo, sepse pyjet janë shkatërruar, ti ke lejuar bizneset që të shkatërrojnë pyjet, duket sikur një dorë e padukshme nga jashtë nxit politika allashqiptare (?) në të tëra fushat, ne po shpërbëhemi si komb, ku vemi, ku janë vlerat, ku janë traditat, ku ëshët historia, çdo gjë përdhoset, jo kështu nuk mund të ecet……
Brenda PS janë shfaqur sërish debatet. Ben Blushi po kërkon të hyjë në garë dhe pretendon se Rama është kundër garës në parti. E keni ndjekur këtë debat? Sa të drejtë mendoni se ka Ben Blushi?
Unë nuk kam asgjë personale me z.Blushi, por në rastin që shtruat ju – kam. Në vitin 2009 Blushi ndërmori një iniciativë të ngjashme, madje na atakoi mua dhe Dritëro Agollin duke na quajtur statuja që heshtim. Pra ne jemi ca statuja që flasim edhe kaq. Dhe më kujtohet që dhashe një përgjigje ku thashë, titulli: Statuja që flasin dhe politikanë që heshtin, pra këta tipa politikanësh pasi marin një mandat deputeti për një kohë të caktuar heshtin, kur vjen puna që duhet të vënë emri përsëri në listat e ardhshme, aktivizohen. Lidhur me debatin në Partinë Socialiste unë do të thosha këtë, aktualisht janë ballë për ballë dy filozofi, filozofia që shprehet me parimin: ne edhe bar do të hamë dhe parimet nuk i shkelim, pra pikërisht njëri krah synon pse është shkelur ky nen i statutit, pse nuk është bërë zgjedhja, pse kryetari nuk pranon të zgjidhet, sikur nuk ka asnjë prioritet tjetër në Shqipëri apo në Partinë Socialiste, por vetëm zgjedhja e kryetarit. Kur deri sa interpretohet kushtetuta dhe ka një Gjykatë Kushtetuse që interpreton, mund të interperetohet fare mirë edhe statuti. Nëse ai nen duhet ndryshuar, le të mblidhet kongresi dhe ta ndryshojë, por ne gjendemi para një situate të tillë që kryeministri që është edhe kryetar partie, u votua ne 2013 edhe nga socialistët edhe nga elektorati, u votua në 2015-n, pra mori dy herë mandate edhe nga socialistët edhe nga populli, atëherë pse u dashka të bëhet edhe një votim pa u mbaruar mandati, në mes të mandatit, kur ka probleme të tjera më të mprehta, kur dihet se ka një skenar që duan t’ja ndërpresin jetën kësaj mazhorance për të kaluar në një mazhorancë tjetër me PD-në, apo në zgjedhje të parakohëshme. Çfarë fitohet nga PS me këtë, çfarë fiton populli nga kjo, që duhet mësuar të pres nga një mandat në tjetrin dhe të kërkoj llogari, të gjykoj vetë dhe të mbaj shënime gjatë mandatit për këtë parti, të votojë ashtu siç duhet pra, pse të krijohen probleme të kësaj natyre, kur realisht një problem i tillë nuk ekziston. Rama, kryetari i partisë në rastin konkret dhe kryeministri nuk është i pavotuar, nuk është i pavaruar, nuk është i pa ballafaquar me elektoratin, aq më tepër që ai e ka zakon të bredh nëpër Shqipëri dhe merr kontake të shumta, pra përse duhet bërë, përse duhet shpërthyer kjo luftë brenda partisë për hir të garës? Demokracia nuk është një garë, demokracia ka një thelb, ka një mision ka një qëllim. Kjo është njëra anë. Filozofia tjetër është filozofia pragmatiste. Pra partitë duhet të mësohen të zbatojnë filozofinë pragmatiste, nuk them që nuk duhet të mbahen parasysh parimet, por parimet duhen parë të ballafaquara me leverdinë dhe dobinë që kanë ato, të ballafaquar me realitete konkrete, me kushte kontrete dhe nuk duhet që nëqoftëse këto kushte konkrete, kjo leverdi kjo dobi të dikton diçka tjetër, nuk duhet t`i qëndrosh garës o zgjedhje o s’ka, sikur po nuk bëre zgjedhje je teknokrat je autocrat, je ç`të them unë , tornot që përdor Blushi, se si shkrimtar ai e ka më të pasur gjuhën, nuk është, duhen parë konkretisht gjërat, por ama duket që ky është thjesht një skenar që synon të devijojë këtë mazhorancë nga boshti i vet, nga reformat.
Si e shihni nivelin e demokracisë në PS-në e drejtuar nga Fatos Nano me atë të Edi Ramës..?
Në atë periudhë kam qënë edhe unë aktiv dhe ne institonim shume tek demokracia e forumeve. Kjo kishte vlerën e vet, sepse kjo demokraci mbështetej edhe nga baza e partisë, pra përfaqësimi me forume, me struktura. Por ka edhe një lloj tjetër demokracie, ajo e kontaktit me njerëz, kthimi i partisë në një lëvizje që i drejtohet jo vetëm anëtarëve të partisë por edhe popullit, pra kontaktin më të drejtpërdrejtë me popullin. Marrim si shembull fenomenin e lindur në Spanjë, Podemos. Është një parti që lindi si alternative dhe kërcënoi me vota dy partitë tradicionale. Podemos nuk është një parti e mbyllur ku kryetari zgjidhet ose ka peshë. Jo atje është ndryshe, është parti e hapur ku pjesëmarrja aktive e njerëzve masivisht, vendos për linjën e partisë. Pra është një lëvizje masive që përfshin masivisht popullin dhe këto janë partitë e modelit të ri, të modelit të demokracisë së re.
Njerëzit kërkojnë demokraci të hapur dhe jo të mbyllur siç janë partitë tona. Tek ne është ndryshe. Politikanët kanë frikë nga referendumi. Politikanët tek ne kanë frikë nga vota. Pse kanë frikë nga vota. Pse kanë frikë të dëgjojnë fjalën e thënë nga populli përmes referendumit. Kjo është pika ku duhet investuar dhe jo tek partitë e mbyllura, me demokraci me dyer të mbyllura. Pra në kohën e Nanos ishte një demokraci strukturash dhe në atë kohë e kemi lavdëruar.
Nga ana tjetër për sot do të thosha se demokracia në PS sot ekziston dhe fakt për këtë është Ben Blushi i cili ka rreth nëntë vjet që del herë pas herë kundër dhe nuk përjashtohet.
Doli Mimoza Hafizi dhe e mbrojti, është normale dhe mund të dalin edhe të tjerë. Por ndërkohë duhet të flasin edhe të tjerë, të japin argumente por në funsksion të interesave të popullit dhe jo të interesave të tyre. Ta zëmë se do bëhen zgjedhje dhe aty zgjidhet kryetar Ben Blushi. Atëherë ç’do bëhet me qeverisjen? Rama që ka marrë mandatin dy herë nga elektorati ç’do bëhet me të?
Blushi bëhet kryeministër…?
Jo sepse Rama është votuar nga elektorati i tij por është votuar dy herë nga populli. Pra unë mendoj se demokracia nuk duhet parë tek normat statutore, por duhet parë në efiçencën e saj dhe efektivitetin e saj. Duhet parë aq më tepër kur kemi të bëjmë me skenar siç u duk dje në parlament. Në fjalimin e tij të djeshëm Berisha kërkoi llogari pse Rama nuk pranon garë në PS. Shqetësohet kështu Berisha kur në partinë e tij kurrë nuk janë bërë zgjedhje dhe Berisha e di mirë këtë. Edhe tani që është zgjedhur Lulzim basha një politikan i ri, Berisha i bën hije dhe kërkon ti imponojë çdo vendim. Berisha kërkon ti thotë shqiptarëve jam unë sërish kryetar partie, sepse çfarë të them unë do të bëhet. Ku shkojmë ne me këtë politikan aq më tepër kur kemi të bëjmë me prapavija të tjera politike të cilat bëhen shumë të dëmshme për kombin e të ardhmen e tij.
Luljeta Progni