• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Servet Pëllumbi: Duhen ndryshime në qeveri, PS-LSI pakt xhentëlmenësh

by
05/10/2015 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kreu i Kuvendit me një karrierë të gjatë në Partinë Socialiste, Servet Pëllumbi shprehet se ndryshimet në qeverinë e drejtuar nga Rama janë të mirëpritura nga publiku, ndërsa përsa i përket aludimeve të fundit për një krisje të koalicionit deklaron se marrëveshja është një pakt xhentelmenësh mes dy liderëve ‘Aleancës për Shqipërinë Europiane”.

“Kam mendimin se “krisjet” që përmendët janë thelluar pas zgjedhjeve vendore, e sidomos këto ditët e “kiametit” pas “çështjes politike­CEZ”. Për asnjërën prej këtyre dy momenteve LSI­së nuk i shkon as roli i viktimës në raport me aleatin më të madh, PS­në, as deklarimet e tipit “edhe të vetëm trim në lufte” dhe as ndarjet “në të malit dhe të moçaleve”! Është e papranueshme të thuhet se LSI­ja u sulmuaka nga më “të mëdhenjtë” se u verbuaka sytë rritja e saj! Ndërkaq ka vend për të dialoguar brenda koalicionit, për të mos lejuar thellimin e kundërshtive, për të parë edhe disa aspekte e parime mbi të cilat ngrihen dhe funksionojnë koalicionet elektorale dhe qeverisëse”­ thotë Pëllumbi.

“Aq më pak i përngjet ai një koalicioni vlerash, duke filluar nga baza e secilës prej tyre, për pasojë ndarjet “Ne” të mirë, “Ata” të këqij, veprojnë deri dhe brenda koalicioneve, sepse punohet pak ose aspak për kohezionin e tyre të brendshëm dhe ruajtjen e ekuilibrave politike që ekzistojnë në elektorat e në popull. Jo pak ndikim negativ mund të ketë sidomos mënyra piramidale e ndarjes së “copave të pushtetit” që trajtohen si “copa partie­biznesi” për të vendosur “njerëzit e vet”, duke filluar nga titullari kryesor i ministrisë, te drejtorët dhe deri te më i thjeshti, bie fjala, deri te polici i burgjeve në vartësi të Ministrisë së Drejtësisë, apo të kontraktorëve e nënkontraktorëve, kur është fjala për Ministrinë e Ekonomisë apo ministri të tjera… “­ thotë ai.

Pëllumbi thekson më tej se ne kete menyre krijohet një pushtet i mbyllur piramidal, në të cilin të gjithë pa përjashtim duhet “të ndihmojnë” e të mbrojnë “copën e pushtetit Parti”! “Ky realisht është një defekt i madh i sistemit politik shumë partiak që kemi sot, sidomos i qeverive të koalicioneve, që pjell klientelizëm dhe korrupsion të fshehur pas votës së elektoratit. Diskutimi i thelluar rreth çështjeve të tilla, mendoj se do të mund të parandalonte, të paktën, mosthellimin e “krisjeve”…!”­ thote ai.

Pyetur nese janë të nevojshme ndryshimet në qeveri, Pëllumbi thotë: “Gjithsesi, kemi të bëjmë me një çështje transparence. Nëse qenka bërë ndonjë vlerësim i detajuar i punës së ministrave nga Kryeministri Rama, ai duhet bërë publik, sepse ndryshimet qeveritare nuk janë qëllim në vetvete, por as nuk duhet mbyllur çdo mundësi e tillë, sidomos kur opinioni publik ende vazhdon të jetë i prirë për nga vlerësimi në sens pozitiv të ndryshimeve përmirësuese të qeverisjes dhe të koalicionit për Shqipërinë europiane” tha ai për gazetën Panorama.

Next Post

KE: Mbështesim marrëveshjen e CEZ, nuk ishte kusht për statusin kandidat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In