Një përplasje tjetër pritet të ndodhë të hënën e ardhshme ndërmjet deputetëve të pushtetit dhe atyre të opozitës, pasi Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca e legjislativit të mbahet këtë ditë. Përveç tensioneve, që pritet të jenë të mëdha, ende nuk dihet se ku do t’i zhvillojë punimet Kuvendi pas kërcënimit të bllokut opozitar se do t’i përdorë të gjitha mjetet, përfshirë edhe gazin lotsjellës për të kundërshtuar mbajtjen e seancës.
Koha Ditorereferon se të gjitha grupet parlamentare të pushtetit, PDK, LDK, Lista Serbe dhe Grupi 6+, janë bërë bashkë për të ndërmarrë një iniciativë për mbledhjen e nënshkrimeve përmes së cilës do të kërkohet që të sigurohen kushte për mbarëvajtjen e punimeve, pasi, sipas tyre, jeta e deputetëve në javët e fundit nga veprimet e opozitës ka qenë në rrezik.