Mediat serbe kanë bërë të ditur se policia në Preshevë ka ndaluar tre shtetas shqiptarë.
Sipas informacioneve paraprake të “Novosti”, ata kishin fshehur në makinën e tyre një dron të cilin mendohet se do ta përdornin gjatë ndeshjes mes Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut.
Ata janë ndaluar në doganë në kufirin serb, ku pas kontrollit i është zbuluar një dron që mbanin të fshehur në vendin e gomës rezervë të makinës dhe për të cilin nuk kishin dokumentacion shoqërues.
Shtetasit shqiptarë kanë deklaruar se po shkonin drejt Beogradit për një takim zyrtar dhe jo për ndeshjen, por gjithçka i’u duk e dyshimtë policisë që kontrolloi makinën dhe gjeti mjetin fluturues të fshehur në automjet.