Një tërmet i fuqishëm shkundi vendin një ditë më parë duke sjellë panik në disa qytete.
Frika nuk është larguar pasi një numër i madh lëkundjesh janë ndjerë gjatë orëve të natës në Hamallaj të Durrësit, zonë e cila që prej orës 11 të ditës së djeshme është epiqendra e disa tërmeteve.
Gjatë natës, janë ndjerë disa lëkundje të forta, nga 3-4 ballë. Më i forti është regjistruar në orën 02:09 të mëngjesit të së enjtes me epiqendër Hamallajn në Durrës. Intensiteti i tij ka qenë 4.1 ballë i shkallës rihter. Ndërsa lëkundjet e fundit janë regjistruar në orën 04:20 me 3.1 ballë. Nuk raportohet për dëme dhe as për persona të lënduar.
Sipas institutit të Gjeoshkencave, zona e Hamallajt vijon të mbetet mjaft aktive, ndërsa pritet që të ketë edhe lëkundje të tjera, duke marrë parasysh ritmin aktivitetit sizmik./a.m.