Pesë ekstremistët islamikë në prag të kryerjes së një tjetër sulmi terrorist për pushuesit në Tunizi u qëlluan me vdekje nga forcat tuniziane speciale.
Zyra e Jashtme e shtetit paralajmëroi se gjasat për një sulm tjetër të ISIS janë shumë të mëdha. Forcat e sigurisë zbuluan se tetë të dyshuar nga shteti islamik ishin duke përgatitur një sulm tjetër për turistët.
Pas këtij alarmi mijëra turistë britanikë u larguan nga vendi për shkak të sigurisë.
Tridhjetë e tetë turistë të huaj janë vrarë në sulmin terrorist të muajit të kaluar, duke përfshirë edhe 30 britanikë.