Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2017, Partia Social Demokrate mund të marë 2 ose 3 deputetë. Kështu u shpreh kryetari PSD-së, Skënder Gjinushi, në një intervistë për televizionin TemA. Gjinushi u shpreh se në disa bashki ku numërimi është shoqëruar me tensione, si Kamëz, Vorë, Malësi të madhe, KQZ duhet të aplikojë rinumërimin e votave. Gjinushi theksoi se mediat kombëtare censuruan fushatat e partive të vogla, ndërsa nënvizoi se në zgjedhjet e ardhshme bashkëpunimi me Partinë Socialiste nuk do të mungojë.
Zoti Gjinushi në zgjedhjet lokale të 21 qershorit ju garuat të vetëm jashtë dy koalicioneve, a jeni të kënaqur me rezultatin?
Sigurisht çdo rezultat shihet në kushtet që është arritur ai rezultat, në raport me situatën, patjetër që hyrja jonë më vete ishte një sfidë e madhe që i bënim partive të tjera, veçanërisht të mëdhave dhe veçanërisht aleatit historik që është PS-ja, por kjo ishte edhe një sfidë ndaj vetes. Një ndër arsyet që ne hymë vetëm ishte edhe fakti, që në mënyrë të gabuar krahas shumë partive që mund të kenë jetuar në kurriz të të tjerve, shumë analistë të paguar fusin dhe partinë Social Demokrate. Në mënyrë teper deformuese, opinion publik ushqehet me idenë se të mëdhenjtë jetojnë me këmbët e tyre, të vegjëlit jetojnë vetëm në kuriz të të mëdhenjve. Kështu që ne garuam dhe treguam një herë jo në kuriz të të mëdhenjve, por me të mëdhenjtë në kuriz. Dhe me të mëdhenjtë në kurriz dolëm më mirë sesa zgjedhjet e fundit, që ishim gjoja pjesë e koalicionit të madh apo mbështetur nga aleati i madh. Partia Social Demokrate vërtetoi që ka votat e veta dhe mbijeton me këmbët e veta, madje mbijeton edhe me situatën në të cilat zhvillohen zgjedhjet, pasi siç e patë goditja mbi PSD-në ka qenë shumë e madhe. Presioni i jashtëzakonshëm dhe mbi të gjitha u ndryshuan regullat e lojë, pra ne 40 ditë u morën nëpër kolegje dhe KQZ për të marë vesh se kush ishte e drejta jonë për të kandiduar. Na u imponua në mënyrë të padrejtë mbledhja e 20 mijë firmave, pasi fituam në gjykatë, që firmat ishin një kërkesë e paligjshme dhe e bërë në dy javët e fundit përsëri na u ç’regjistruan 3 kandidatë të drejtpërdrejt, të cilët ishin dhe fitues dhe ju e kuptoni çfarë suksesi ishte për PSD-në fitorja e 2-3 bashkive. Kështu që në këto rrethana, sidomos mediat qendrore ishin nën kontroll ose ushtruan një censurë ndaj partive të tjera. P.sh po të mos kishte qenë gazeta Tema shumë pak do e dinin që ne do të garonim dhe gjej rastin t’iu falenderoj. Pra përfundimisht ne u renditëm forcë e tretë e së majtës, në këto rrethana dhe forcë e 7-të e partive duke ngushtuar ndjeshëm në renditjen në raport me atë të 2013 apo të 2011. Pra, në këtë aspekt mesazhi politik që dha kjo votë është një mesazh shumë pozitiv për PSD-në.
Nëse do të ishit pjesë e koalicionit të majtë, partia juaj a do të kishte marë një rezultat më të mirë duke u përfaqësuar me më shumë këshilltarë ?
Patjetër që këshilltarë formalisht do kishim më shumë, nëse do merrje të njëjtat vota, sepse në rrethana të tjera nuk mund të thuash që këto vota që mora jashtë mund t’i merrja dhe brenda, pasi futja brenda ka një zbehje të indetitetit të partisë. Ka shumë lojëra pastaj në numërim, ka shumë firo. Përsëri pati probleme, por të paktën shumicën e votave arritëm ta kontrollonim. Brenda nuk dihet se në ç’nivel do të ishte kontrolli, pasi përvoja ishte shumë negative. Në vitin 2013 brenda dolëm me 10 mijë vota, ndërsa tani dalim me 23 mijë vota. Kryesorja është që brenda merr dyfishin e asaj jashtë, në rrethana kur numërimi bëhet i drejtë. Kur një parti merr më shumë kur garon jashtë sesa kur ka qenë brenda, do të thotë që ajo është e zonja të ecë me këmbët e saj.
Prandaj ne bëmë një eksperimet politik për të parë, sepse partia duhet të përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme dhe vërtetuam se ashtu siç kanë qënë shifrat dhe pak më shumë PSD-së i takon të ketë 2-3 deputetë me votat e saj. Ne këtë rradhë kemi 23 mijë vota të mara politikisht jashtë kampeve, pra nuk ke votë të falur apo të dhuruar.
Çdo bashkpunim me PSD, do të thotë që PSD merr mandatet e saj, por i merr nëpërmjet votës së saj jo nëpërmjet përfitimit nga sistemi brenda. Këtë deshem të tregonim, se nuk është qëllimi të kapim sa më shumë këshilltarë duke vënë këshilltarë socialist, siç kanë bërë shumica e partive që garojnë brenda dhe duke marrë thjesht vota socialiste, tre çerekun, të cilat kot i shkruan në inventarin tënd. Atëherë më pak këshilltar po më shumë votë politike për të thënë që në 2017, ne na takon të jemi në Kuvend ashtu siç na ka takuar që në 2009-të dhe më tutje.
Në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2017 a do bashkëpunoni me PS-në apo do të mbani të njëjtin qëndrim duke të dalë të vetëm përsëri ?
Prandaj e bëmë këtë provë në lokalet, sepse ta bësh këtë provë në të përgjithshmet është një lloj vetëvrasje. Në të përgjithshmet është morale marrja e votës, por politikisht mund të digjesh, sepse mund të marësh 40 mijë vota dhe mos kapësh deputet. Qëllimi është të jesh i përfaqësuar. E dyta, në të përgjithshmet dalja jashtë dhe çdo votë që vjen tek ty, pra ndarje, copëzim të së majtës mund të çojë në një humbje pushteti, gjë që nuk ndodh tek lokalet. Mund të dëmtosh me 1-2 këshilltarë, por që nuk ndikon fare, prandaj ne ndoqëm taktikën që këtë sprovë vendosëm ta bënim tek lokalet. Dalja jashtë vetëm vështirëson marrjen e këshilltarëve, por rrit indetitetin politik, rrit dallimin dhe ka rëndësi që e majta ka dy të majt,a Partia Socialiste dhe Partia Social Demokrate që dallojnë, pra nuk janë e njëjta gjë. Ndryshojnë në qëndrime, ndryshojnë në mbrojtje të interesave të caktuara, ndryshojnë në raport të luftës ndaj korrupsionit, pra ka disa tipare të veta dhe ka arsye përse ta votosh PSD-në. Atëherë ky eksperiment u bë në lokalet, ku nuk dëmton gjë të majtën vetëm forcon PSD-në dhe identitetin e saj.
Kontributi kryesor ishte prap fitorja e përbashkët, kurse në të përgjithshmet nuk bëhet më ky eksperiment, as ne as Partia Socialiste nuk ka përse ta bëjë, sepse bashkëpunimi vetëm shton shanset e fitores, shton masën e fitores dhe PSD merr pjesën e vet, madjes mund të marrë më pak sesa të marre vota. Sistemi i tillë është, që kur bashkëpunon me të mëdhenjtë si rregull merr më pak mandate, sesa jep vota.
Një ndër betejat me te ashpra ne këto zgjedhje ka qenë në bashkinë e Gramshit ku PSD pati debate në KQZ për vjedhje votash, çfarë qëndrimi mbani për këtë fenomen ?
Në numërim ka pasur problem, por procesi në tërësi është vlerësuar më pozitivisht se më parë. Për ne kjo është vlerësuar më pozitivisht dhe për faktin që ne kishim vëzhgesit tanë dhe kjo ishte e reja për ne dhe nga kqyrja që kanë bërë vëshgesit tanë në përgjithësi nuk ka pas ankesa të mëdhja por në zona të caktuar ka pasur. Një ndër zonat më problematike është ajo e Gramshit ku luhet për pak, ne atje mandatin e marrim dhe e lëshojmë vetëm me një votë. Ju e kuptoni që edhe një gabim njërëzor mund të jetë bërë në numërim na ka dëmtuar padrejtësisht. Dëme më të mëdha janë bërë në Kamëz, në Pogradec në numërimin për këshilltarë, në Malësi të Madhe ku dihet që numërimi është bërë me super tension. Mjafton të thuash kaq që numërimi bëhet nën tension duke prerë disa herë procesin me prezencën e lloj lloj individësh dhe me nxierrjen jashtë të vëshguesve që nga ky moment ti nuk të bësh me një numërim të lirë, të ndërshëm , demokratik. Ka zona ku KQZ-ja duhet të aplikonte rinumërimin pra Kamza, Vora, Pogradeci, Malësie e Madhe duhet të aplikoheshe rinumërimi sepse numërimet janë bërë në tension. Psh në Malësinë e Madhe KQZ u detura që nje pjesë ti numërojë vetë dhe nuk mund të ndiekësh dy standarte. Derisa u detyrove ti numërosh vetë do të thotë që deri atëherë procesi është i cënuar, minimum transparent, ateherë ribëje. Nuk ka asgje të keqe, sepse numërimi nuk sjell asnjë dëm tjetër përveç tregon të vërtetën. Do ca ditë po nuk bllokon procesin sepse kryetarët kanë dalë, këshillat e tjerë fillojnë punën dhe puna e numërimit përfundon për një ose dy ditë.
Gjatë fushatës ju jeni treguar kritik dhe i ashpër ndaj qeverisë së majtë, duke i kujtuar premtimin e pambajtur për zbardhjen e vrasjeve të 21 janarit dhe të Gërdecit, pse erdhi ky qëndrim i ashpër gjatë fushatës zgjedhore?
Kjo oponencë ka ardhur pasi PSD s’ka qenë dhe nuk është ende e përfshirë në qeverisje. PSD ka qenë më objektive, kemi folur edhe për mbështetje të reformave, kemi folur edhe për vlerësim të reformave edhe për arritje por edhe për mangësira. Në mënyrë të përmbledhur ne kemi përmend dy, lufta ndaj korrupsionit e cila ende vazhdon në nivelet poshtë sesa lart. Koncepti ynë është “ Peshku qelbet nga koka, kur qelbet koka hidhet” dhe po s’pastrove këto absolutisht nuk mund të ketë efektin e duhur.
Këtë e thotë edhe BE dhe të gjitha gjithë mekanizmat ndërkombëtare, të cilët vazhdojmë të citojnë atë që Shqipëria vuan nga pandëshkueshmëria në nivelet e larta dhe vecanërisht ne nuk mund të pranojmë që pas zgjedhjeve plebishitare që u kërkua pastrimi radikal i korrupsionit 8-vjeçar të qeverisjes Berisha, të drejtuar prej tij.
Tani shikojmë që gjithë lufta është kthyer në dekriminalizim, ku listat i bën Sali Berisha. Dekriminalizimi apo kriminalizimi është një pasojë, shkaku janë politikat korruptive pra duhen goditur këto çerdhe, duhen goditur vatrat e infeksionit që të zhduket infeksioni, mos u merr me të infektuarit merru me vatrat. Ky është dallimi i parë ku PSD-ja ka këtë qëndrim dhe e dyta kemi thënë për reformat administrative ku ne nuk e shohim kontraditë, reforma administrative në përfshirjen e militantëve, i përkrahësve në administratën e re apo në funksione të caktuar. Pra këtu nuk ka kondraktision, kontradita është vetëm që ti mos bën emërime thjesht për militantizëm, por aty ku harrmonizohen militant me profesionalizmin, me cilësitë drejtuese apsolutisht favorizohet ai që ka kontribuar dhe që mbështet këtë qeveri dhe këtë reform. Sepse ju e dini që shumë njerëz janë të politizuar që edhe kur kanë aftësinë punojnë në të kundërt sepse nuk e pëlqejnë suksesin e tjetrit. Këto kanë qënë gjërat kryesore me tej ne kemi shprehur pikërisht disa rezerva në reformat ë tjera, në ndonjë ekstemizim të reformave, pra ne as rritëm dozat as ulëm porn ë fushatë thuhen dallimet kryesore. Ku dallojmë ne si parti, sepse saqë hymë më vetë ne nuk hymë për një taktikë por për të dalluar qënrimet pra për të thënë që PSD-ja ka qënë aleatja më koseguentja e të majtës , ka sakrifiku ndaj së majtës dhe indetifikoheshe gjithmonë si e majtja e fortë por PS dhe PSD kanë qëndrime të ndryshme për gjëra të caktuar pra nuk janë e njëta gjë. Këtë indetitet ne e fituam duke drejtuar shteresat e caktuar, qoftë edhe ndaj qëndrimit të luftës, qëndrimin nda vetëranëve, qënrimin ndaj ish ushtarakëve pra këto janë dallime normale që në fushatë ky është qëllimi të evidentosh ku dallon. Prandaj dhe në fushatë mund të kenë dalë në pah vetëm kritikat sepse do thuash dallimin, po fole vetëm për sukseset bëhesh një.
Maxhoranca insiston se zgjedhjet lokale të 21 qershorit ishin zgjedhjet më të mira që ka zhvilluar Shqipëria në këto 25 vite. Cili është komenti juaj? I është afruar Shqipëria standardeve europiane me këto zgjedhje?
Pikërisht ne jemi ende në atë faqe që bëjmë përmirësime por nuk kapim plotësisht standartet. PSD-ja nuk do flaës ndryshe kur i bënte zgjedhjet PD-ja dhe ndryshe kur i bën aleati i majtë. Duhet kuptuar që standartet janë një, o janë plotësuar ose nuk janë plotësuar. Është një vizë ku e plotëson ose nuk e plotëson pastaj ka edhe sa mirë e plotëson , pra është si në shkollë që ka një notë kaluese pas asaj pasta mund të kalosh edhe me notë më të lartë, pra kapja e satndartit është nota 5. Pra në çdo standart të europës duhet të marësh notën kaluese, ne ende nuk e marrim tek të gjitha notën kaluese sepse ngelin ende disa problem psh: Votimi familjar vazhdon akoma dhe mbetet problem, politizimi i institucioneve si KQz-ja mbetet ende problem, pra që ka të bëjë me miradministrimin. Ndarja më e mirë e partisë nga pushteti në fushatë, sigursiht nuk është në atë shkallë kur Berisha politizonte 100 % dhe hapur administratën se bënte mitingun puro me administrate, por përsëri ka element dhe OSBE e vlerëson standartin të paplotësuar plotësisht, nuk është e ndarë qartazi, pra ka përmirësim. Ajo që ishte e keqja këtë rradhë ishin rregullat e kandidimit këtë rradhë regullat u katranosën regullat është një minus që nuk kanë qënë ndonjëherë, ndërkohë që pati përmirësime në aspekte të tjera.
Gazeta TemA