• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sërish gropë në buxhet, mungojnë 2.7 miliardë lekë

by
21/09/2015 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rishikimi në ulje që iu bë buxhetit në gusht nuk ka shpëtuar qeverinë nga kriza e mosrealizimit të të ardhurave,. Të dhënat e ministrisë së financave tregojnë për performancë të dobët në mbledhjen e të ardhurave që në muajin e parë të planit të rishikuar, ku arkës së shtetit i mungojnë 2.7 miliardë lekë, nga të cilat 1.6 miliardë u takojnë tatimeve dhe doganave. Në këto kushte, shpresa e vetme për qeverinë mbetet aksioni anti informalitet, rezultatet e para të së cilit priten brenda këtij muaji.

Edhe pas rishikimit në ulje të buxhetit, të ardhurat sërish nuk janë realizuar. Ministria e Financave ka publikuar treguesit e plotë fiskalë për  periudhën janar-gusht të këtij viti, që mundësojnë analizimin e shpërndarjes së planit sipas buxhetit që u rishikua me ulje në gusht.

Të dhënat e dikasterit të Financave tregojnë se ka mosrealizim që në muajin e parë. Të ardhurat në total janë 2.7 miliardë lekë më pak se plani i rishikuar, nga të cilat 1.6 miliardë lekë u mungojnë tatimeve dhe doganave.

Taksat që kanë ndikuar më shumë në mosrealizimin e të ardhurave janë TVSH-ja me 1.2 miliardë lekë minus nga plani, tatimi mbi fitimin me 220 milionë lekë më pak dhe tatimi mbi të ardhurat personale me 316 milionë lekë më pak.

Shifrat e mësipërme dëshmojnë për performancën e dobët të administratës fiskale, e cila nuk po arrin të mbledhë detyrimet, edhe pas gërshërës që qeveria i vuri buxhetit në gusht. Në kushtet kur të ardhurat nuk po realizohen, shpresa e vetme për Ramën dhe kabinetin e tij është aksioni anti informalitet, ku brenda këtij muaji priten edhe rezultatet e para. Ndërkohë që qeveria ka planifikuar të arkëtojë nga lufta kundër evazionit dhe ekonomisë gri 330 milionë dollare./ Ora News

Next Post

Një tufë akuzash për abuzime, nis gjykimi i kryeministrit rumun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com