Sikurse mendohej, opozita e Kosovës ka hedhur sërisht gaz lotsjellës në seancë. Kreu i Kuvendit ka urdhëruar nxjerrjen jashtë të deputetëve ndërsa Vetëvendosje është shprehur se qeveria po tenton t’i shtypë.
Protesta e kësaj forme nga opozita kosovare nuk është e para. Sot, gazi lotsjellës i ka paraprirë fjalës së presidentes Atifete Jahhjaga. Mediat në Kosovë njoftojnë se sot është arrestuar edhe deputeti Smajl Kurteshi, ndërkohë që opozita duket e vendosur kundër marrëveshjeve për demarkacionin.