• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sërish dhunë në spitalin e Fierit/ Mjekët: Të merren masa, djali i dhunshëm i pacientit u rikthye!

by
03/06/2021 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është ripërsëritur rasti i dhunës mes familjarëve të pacientëve dhe mjekëve në spitalin e Fierit. Këtë të enjte mjekët e spitalit Rajonal të Fierit kanë protestuar në lidhje me dhunën e ushtruar nga , Ardit Klima, djali i një pacienti  rast që për herë të parë u bë publik në një emision televiziv, para disa ditësh.

Ata shprehen se vazhdimisht djali i pacientit ka ardhur sërish një natë më parë në ambientet e spitalit me babain e tij dhe ka qenë i dhunshëm ndaj tyre duke i ofenduar, ndërsa në lidhje me këtë rast pretendojnë se i janë drejtuar edhe policisë por nuk kanë marrë zgjidhje.

Presidenti i urdhërit të mjekut, Besnik Brahimaj tha se mjekët dhe personeli i mesëm në spitalin e Fierit vazhdojnë të jenë objekt kërcënimi dhe dhune nga një person i vetëm dhe se kjo situatë duhet të marrë fund.

Ndër të tjera mjekët kanë kërkuar ndihmën e organeve përkatëse që ti mbrojë në punën e tyre.

“Ka ardhur këtu dhe unë nuk e njihja fare, ai ka sharë dhe ka ofenduar të gjithë bluzat e bardha që ndodheshim këtu në urgjencë. Kam njoftuar policinë 3 herë dhe ka ardhur pas gjysmë ore, sapo erdhi policia ai më ka sharë dhe është larguar. Kërkojmë që të merren masat për ne dhe mbrojtjen e punës sonë, pasi drejtoria s’ka bërë asgjë është kundra nesh”, është shprehur ndër të tjera mjeku.

Ndërkohë një tjetër mjek i spitalit të Fierit, thekson se e kanë të vështirë që të punojnë në këto kushte. Sipas tij përveç pandemisë ato tashmë do të duhet të merren dhe me problemet familjare që kanë pacientët.

“Kjo është një protestë të ndihmë të personelit mjekësore, në një periudhë të vështirë ku familjarë të pacientëve dhunojnë pacientët. Dje po i njëjti person që ka qenë dhe para disa ditësh u paraqit në spital dhe kapte mjekët dhe u kërkonte që të merreshin me babin e tij. Përveç pandemisë, mjekët duhet të merren dhe me problemet e pacientëve që kanë mes tyre në familje. Policia është e njoftuar dhe e ka shoqëruar disa herë personin por akoma nuk ka asnjë vendim nëse duhet të mbahet nën monitorim apo jo ky person”, është shprehur ai.

/b.h

Next Post
E trishtë! Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Pirro Mani

E trishtë! Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Pirro Mani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In