Dy tifozë të ekipit të Tomorit janë dhunuar pas ndeshjes në Patos përballë Albpetrolit vendas. Fill pas ndeshjes, kur tifozët nga Berati janë konfliktuar me ata vendas dhe nga përplasja mbetën të lënduar Nderim Deliu dhe ArmandoYzi.
Korrespodenti i Report Tv në Fier, Kristaq Thano bën me dije se Deliu dhe Yzi kanë marrë lëndime të lehta, janë mjekuar në spital dhe më pas janë shoqëruar në Polici për t’u marrë në pyetje. Në fund për t’u lënë të lirë. Ndërkohë Policia po punon për kapjen e autorëve.
Albetroli dhe Tomori, dy skuadrat kryesuese të grupit B në Kategorinë e Dytë u përballën këtë të dielë në Patos. Në fund ishin beratasit të cilët rrëmbyen një fitore 1-2, ndërkohë të pranishëm në stadiumin ‘Alush Noga’ ishin dhe dhjetëra tifozë miq.