Pasditen e sotme një makinë është përplasur me trafik-ndarësen.
Sipas raportuesit, makina ka devijuar disa herë, duke bërë që të mendohet se shoferi ka qenë në gjumë.
Drejtuesi i mjetit është carë në pjesën e kokës, ndërsa ishte i gjakosur edhe në këmbë. Sipas raportuesit, i plagosuri u dërgua në spital nga kalimtarë të rastit.