• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Seriozisht aspak seriozë

by
30/07/2015 20:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edvin Kukunja

Opozita e ka seriozisht me reformën në drejtësi! Siç e ka seriozisht pak a shumë me të gjitha çështjet në të cilat dështoi me sukses ndërsa kishte në duar qeverisjen e vendit. Halimi theksoi, para mbledhjes së parë të Komisionit Parlamentar për Reformën në Drejtësi, se opozita nuk do të pengonte që procesi të përparojë, që do të bënte çmos që raportet e përpiluara nga ekspertët të adresoheshin sa më parë pranë Komisionit të Venecias, por, e theksoi dhe këtë, opozita ka nja agjendë të vetën për këtë çështje.

Se cila është kjo agjendë tashmë të gjithë e dimë! E shohim të gjithë se si Këshilli i Lartë i Drejtësisë, vazhdon të mbetet peng i një Presidenti që nuk humbë asnjë rast për të penguar dhe thjesht marrjen e disa masave si rrjedhojë e një adminstrimi normal të sistemit gjyqësor, siç e pamë me emërimet e munguara të krerëve të disave prej gjykatave më të rëndësishme të vendit kur Halimi me shokë kishin frerët e qeverisjes së vendit. E kjo jo sepse nuk kishin kë të vinin por, në disa raste, prisnin të piqeshin e të “mbushnin moshën” “foshnjarakët” e preferuar në agjendën e tyre për drejtësinë shqiptare.

Pra, dhe sot, treguan që e kanë seriozisht! Bënë atë që dinë të bëjnë më mirë! Të ulërasin dy-tre fraza që i kanë mësuar përmendësh e të ikin e të “braktisin” premtimet e tyre që nuk i kanë për gjë t’i japin e t’i tërheqin aty për aty.

Cilat arsyet? Mund të jenë të shumta! Duke shkuar nga “agjenda” e tyre për drejtësinë (e për vendin) deri tek mungesa e një alterntive të mirëfilltë për çështjen, ose, dhe pse jo, dëshira për të mos i shtyrë një ditë pushimet e shumë merituara. Helbete, korriku iku dhe gushti nuk është muaji më i përshtatshëm për të punuar. Le që përsa u përket punëve, dhe sidomos punëve të bëra, Halimi dhe shokët e tij nuk është se na treguan ndonjë zell a dell të madh kur kishin mundësinë të bënin diçka, pak vite më parë, e thjesht nuk bënë.

Sistemi i drejtësisë është një plagë që, përveçse një detyrim kundrejt angazhimeve të rrugëtimit evropian, është një çështje tashmë një emergjencë urgjente për shoqërinë. Mesa duket Halimit vendimet e disa gjykatësve, të lëshuara pa kurrfarë përgjegjshmërie as institucionale e as qytetare, si të ishin të pëgëra fluturakësh mbi kryet tona, dhe dëmet e tyre “kolaterale”plot gjak e dhimbje, nuk ia prekin aspak “agjendën” opozitare për reformimin e drejtësisë. Gjynah! Për vendin e jo për Halimin dhe shokët e tij.

Next Post

FOTO / Klerikët, selfie gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com