Një tjetër rast është shfaqur pozitiv me koronavirus në Serinë A, më konkretisht tek klubi i Torinos. Trajneri granata, Marko Xhampaolo është infektuar me COVID-19.
Pas stërvitjes së djeshme, lojtarët e skuadrës torineze do të shijonin dy ditët e pushimit të lënë nga trajneri Xhampaolo i cili pas pozitivitetit është vetë-karantinuar.
Një lajm i keq ky për Torinon të cilët në ndeshjen e vështirë në “San Siro” ndaj Interit do të bëjnë pa teknikun e tyre.