• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Serie A dominohet vetëm nga Juve, të tjerët të rriten!”

by A R
28/03/2019 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Blerja e re e Juventusit, Aaron Ramsey, është vlerësuar si një “goditje e madhe” nga ish-ylli i Italisë, Franco Baresi. Ky i fundit nuk ka asnjë dyshim për uellsianin e Arsenalit, nëse do të përshtatet me jetën dhe futbollin në Itali.

Ramsey do të përfundojë eksperiencën 11-vjeçare me “topçinjtë” dhe do të kalojë te kampionët e Serie A kësaj vere. Mesfushori ka rënë dakord për një kontratë 4-vjeçare me bardhezinjtë dhe do të bashkohet me lojtarë si Cristiano Ronaldo, Paulo Dybala, Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci.

Baresi e sheh këtë lëvizje si të shkëlqyer për klubin torinez, që ka dominuar Serie A në pothuajse dekadën e fundit. “Unë e kam parë atë duke luajtur. Pa dyshim, është një lojtar i madh, – tha ish-mbrojtësi kuqezi. – Personalisht mendoj se Juventusi ka bërë një goditje të madhe me të. Jam i sigurt se do të jetë në gjendje të përshtatet me futbollin italian”.

Baresi, i cili fitoi gjashtë tituj të Serie A, kishte lëvdata për transferimet e Juventusit, por legjenda e Milanit po shpreson, gjithashtu, që dominimi bardhezi në Itali të mos zgjasë shumë. Ish-skuadra e tij gjendet 24 pikë prapa “Zonjës së Vjetër”, në vendin e katërt të klasifikimit aktual, por shpreson kualifikimin në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm:

“Juventusi e ka pasur nën kontroll Serie A në vitet e fundit, kështu që mbetet të shihet se çfarë mund të bëjnë ekipet e tjera. Ato duhet të rriten. Interi, Roma, Milani, Lazio dhe Napoli duken në këtë drejtim, për momentin. Kualifikimi në Ligën e Kampionëve do të ishte shumë i rëndësishëm për Milanin, këtë sezon, sepse sjell para, mundësi për investime dhe shanse për t’u rritur”. 

/a.rada

Next Post
FOTOLAJM / Berisha dhe 6 truprojat e tij u bashkohen protestës

FOTOLAJM / Berisha dhe 6 truprojat e tij u bashkohen protestës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In