• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Serialkrimet e “Bandës së Rinasit”/ Hetime dhe për grabitje të tjera

by Java News
22/02/2017 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjashtë persona tashmë janë arrestuar dhe së paku dy të tjerë janë shpallur në kërkim me akuzën se kanë kryer të paktën dy grabitjet me armë në rrugën Tiranë-Rinas. Dosja penale i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila ka caktuar dy prokurorë për vazhdimin e hetimeve ndaj të akuzuarve për “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “grabitje me armë më shumë se një herë”, “pastrim të produkteve të veprës penale” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Burime nga Prokuroria kanë thënë dje se pas zbulimit dhe dokumentimit të grabitjeve të ndodhura më 3 dhjetor 2015 (3.8 milionë euro) dhe 9 shkurt 2017 (3.2 milionë dollarë), grupi kriminal ku bënin pjesë edhe dy ish-komando të ushtrisë po hetohet edhe për një sërë krimesh të tjera, raporton “Panorama”.

Bëhet fjalë për disa grabitje me armë të ndodhura në Tiranë, Durrës, apo edhe në disa qytete të tjera të vendit, ku autorët kanë përvetësuar shuma të mëdha parash. Burimet thanë se veprimet hetimore në lidhje me këto ngjarje sapo kanë nisur, ndërsa në vazhdim pritet të merren deklarime edhe nga personat e arrestuar. Dyshohet se disa prej tyre kanë qenë pjesë e grupit të “babagjyshëve grabitës”.

DËSHMITARI KYÇ

Nga hetimi thuajse 2-javor pas grabitjes së ndodhur më 9 shkurt 2017 në rrugën e Rinasit janë arrestuar tashmë Fatjon Xhyliu, 33 vjeç, ish-polic privat i “Rogat”, Ditjon Memlika, 31 vjeç, ish- efektiv në Forcat Ushtarake, Neim Avdulaj, 28 vjeç, ish-ushtar profesionist në Forcat Ushtarake të Zall-Herrit, Ernest Kupa, Dash Kupa, të afërm të Ilir Kupës (djem xhaxhai) dhe Jetmir (Admir) Çerpja.

Ky i fundit, sipas burimeve nga Prokuroria, konsiderohet edhe si dëshmitari kyç në lidhje me grabitje të tjera që mund të ketë kryer grupi kriminal në fjalë. Sipas Prokurorisë, Jetmir Çerpja ka pranuar tashmë edhe vetë se ka pasur rolin e organizatorit dhe se ka qenë në pjesën e bandës që merrte informacion nga tre personat që vëzhgonin lëvizjen e parave (Fatjon Xhyliu, Ditjon Memlika e Neim Avdulaj) dhe e përçonte informacionin te personat që organizonin pritat me armë ndaj eskortave të policive private në autostradë.

Për këtë arsye, Prokuroria thekson se edhe për shkak të rëndësisë së thënieve të tij, Jetmir Çerpja do të propozohet për të marrë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

ma.me

 

 

Next Post
Nikoliç ankohet: BE i lejon Kosovës çdo gjë, por Serbisë asgjë

Nikoliç ankohet: BE i lejon Kosovës çdo gjë, por Serbisë asgjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Azili s’është më rrugë emigrimi. Aplikimet bien 28%, tani preferohen lejet e punës

Kriza e emigracionit, Gjermania: Jemi dakord për qendrat e deportimit jashtë BE

September 4, 2026
Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

September 4, 2026
VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

September 4, 2026
Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

September 4, 2026
Përfshihet nga flakët lokali në Tiranë, nuk ka të lënduar

Dy banesa të djegura në Himarë, rrezikohen edhe 40 të tjera

September 4, 2026
Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

September 4, 2026
“Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar”/ Meloni falënderon Ramën pas deklaratës për emigrantët

Meloni: Ne ekstremistë? Evropa po na kopjon modelin e kampeve me Shqipërinë

September 4, 2026
Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

September 4, 2026
Kali i Kaligulës

Kali i Kaligulës

September 4, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

Berisha gjysh dhe Berisha politikan

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com