• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Seriali “Narcos”, vëllai i Pablo Escobar i kërkon Netflix 1 miliardë dollarë

by Java News
25/09/2017 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drama që rrethon serialin e Netflix “Narcos” është bërë më e fortë se vetë filmi.

Pas vdekjes Carlos Munoz Portal, vëllai i Pablo Escobarit i bëri të ditur Netflixit se duhet të gjeje nje snajper për sigurinë, gjatë xhirimeve të serialit.

Portal u vra në një zonë rurale pranë Meksikos më 11 shtator teksa po kërkonte vende për xhirimin e skenave të serialit.

Tani 71-vjeçari Robert De Jesus Escobar Gaviria kërkon që Netflix t’i paguajë kompanisë së tij Escobar Inc. një miliard dollarë për përdorimin pa leje të emrit të vëllait të tij.

Gaviria ishte kryellogaritar dhe krahu i djathtë i Pablos gjatë mbretërimit të tij.

Ai deklaroi për The Hollywood Reporter: “Netflix-in e ka zënë frika. Na dërguan një letër të gjatë me kërcënime. Aktualisht jemi në bisedime me ta përmes firmës ligjore Browne George Ross LLP për marrjen e pagesës 1 miliard dollarë. Nëse nuk e marrim, do t’ua mbyllim atë shfaqjen e tyre të vockël. Ne zotërojmë të gjitha të drejtat për emrat tanë, po ashtu edhe për markën Narcos. Unë nuk bëj lojëra me këta zotërinj në Silicon Valley.”.

Tani është interesante të shihet se si do t’i përgjigjet Netflix një situate të tillë. Duket se në qoftë se nuk paguajnë, Gavaria dhe njerëzit e tij do të bëjnë diçka.

Olof Gustafsson, administratori i Escobar Inc, gjithashtu foli për The Hollywood Reporter për arsye se pse do ta padisin Netflix.

“Së pari, ata refuzojnë të na njohin. Pasi ne regjistruam të gjitha të markat, na dërguan një letër ku na kërkojnë të heqim dorë nga kërkesa. Pas kësaj, avokatët tanë dhe të tyret janë marrë vesh që ata duhet të na paguajnë diçka. Tani është çështja e përcaktimit se sa shumë do të jetë kjo diçka. Në fund, nëse nuk marrim gjë, ne kemi në pronësi markën dhe atyre do t’u duhet të ndryshojnë gjithë shfaqjen. Ata e dinë këtë, ndaj edhe janë në bisedime me ne. Në të kundërt, nuk do të kishin hyrë kurrë në bisedime me familjen e një karteli droge”, thotë Gustaffson.

Për fatin e mirë të Netflix dhe ndjekësve të Narcos, seriali tashmë ka arritur sukses duke ia kaluar edhe vetë jetëshkrimit të Pablo Escobarit.

a.ç

Next Post
Enver Hoxhaj: Fitorja e Merkelit forcon raportet Kosovë-Gjermani

Enver Hoxhaj: Fitorja e Merkelit forcon raportet Kosovë-Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush janë krerët islamikë që janë vrarë deri më tani nga lufta e Iranit me SHBA-në dhe Izraelin?

Kush janë krerët islamikë që janë vrarë deri më tani nga lufta e Iranit me SHBA-në dhe Izraelin?

March 18, 2026
Çmimet e naftës, Ibrahimaj: Nuk jemi në kushtet për të ngritur Bordin. Monitorim për abuzimet

Çmimet e naftës, Ibrahimaj: Nuk jemi në kushtet për të ngritur Bordin. Monitorim për abuzimet

March 18, 2026
Zelensky paralajmëron: Europa duhet të përgatitet për sulme me dron nga terroristët dhe kriminelët

Zelensky paralajmëron: Europa duhet të përgatitet për sulme me dron nga terroristët dhe kriminelët

March 18, 2026
Dosja shkon në gjykatë, SPAK sqaron të gjitha akuzat ndaj Arben Ahmetajt

Dosja shkon në gjykatë, SPAK sqaron të gjitha akuzat ndaj Arben Ahmetajt

March 18, 2026
UNICEF: Në dy javë 111 fëmijë të vrarë në Liban

UNICEF: Në dy javë 111 fëmijë të vrarë në Liban

March 18, 2026
LIVE! Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

LIVE! Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

March 18, 2026
Meta reagon nga qelia pas vendimit të GJKKO-së: Drejtësi me regji dhe gjykim me risi

Meta reagon nga qelia pas vendimit të GJKKO-së: Drejtësi me regji dhe gjykim me risi

March 18, 2026
“Mbyllja e Zërit të Amerikës, e paligjshme”. Gjykata: Janë tejkaluat kompetencat, të rikthehen në punë punonjësit

“Mbyllja e Zërit të Amerikës, e paligjshme”. Gjykata: Janë tejkaluat kompetencat, të rikthehen në punë punonjësit

March 18, 2026
“Zoti Kryemadhi”, avokati i Metës bën lapsus, ndërhyn Monika: Jam zonja, o shoku…

“Zoti Kryemadhi”, avokati i Metës bën lapsus, ndërhyn Monika: Jam zonja, o shoku…

March 18, 2026
Ministri i Jashtëm i Iranit: ‘Fatwa’ për doktrinën bërthamore? Po presim mendimin e Mojtaba Khameneit

Ministri i Jashtëm i Iranit: ‘Fatwa’ për doktrinën bërthamore? Po presim mendimin e Mojtaba Khameneit

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In