• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Seriali i vrasjeve në Ksamil, si nisën hakmarrjet pas ekzekutimit të Aleksandër Bardhit

by A R
21/08/2017 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 50- vjeçar është vrarë ditën e djeshme, gjatë orëve të vona të natës në qytezën bregdetare të Ksamilit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës së 19 gushtit, ku 50- vjeçarit Vangjel Çiko,  i është bërë një atentat në oborrin e shtëpisë së tij, si pasojë e të cilit ka humbur edhe jetën.

50- vjeçari ka qenë brenda automjetit të tij tip “Mercedez-Benz”, në momentin kur është qëlluar.

Blutë e qytetit bregdetar ka ngritur postblloqe në disa rrugë, ku ka kryer kontroll të automjeteve,  janë duke punuar për të identifikuar dhe kapur autorët e vrasjes.

vangjel ciko
(Në foto viktima e atentatit në Ksamil)

Detaje nga vrasja, atentatori  u ndihmua nga një person tjetër
Ekzekutimi i 50- vjeçarit Vangjel Çiko ka ndodhur në momentin që ai doli nga banesa e tij dhe është futur në automjet, i cili ishte i parkuar në oborrin e banesës.

Mësohet se atentatori ishte fshehur në ullirin pranë portës së shtëpisë dhe ka qëlluar disa herë mbi 50- vjeçarin duke e lënë të vdekur.

Sipas burimeve të Shqiptarja.com, atentatori i vrasjes është ndihmuar nga një tjetër person, i cili e priste në një automjet, me të cilin edhe janë larguar më pas.

Pas të shtënave, autori i vrasjes është larguar në këmbë drejt automjetit.

Vajza e viktimës: E pash të gjithë ngjarjen
Edhe pse personi i cili ka shtënë duke e lënë të vdekur 50- vjeçarin në oborrin e shtëpisë është larguar me shpejtësi drejt automjetit i  cili do ta largonte nga vendi i vrasjes, vajza e viktimës është shprehur se e ka parë të gjithë ngjarjen.

Saga e hakmarrjes në Ksamil djali në burg, vritet 50- vjeçari

Djali i viktimës i dënuar për vrasje
Vrasja dyshohet të ketë ndodhur për hasmëri, pasi i biri i viktimës, Dhimitër Çiko, i cili është i dënuar për vrasjen e Aleksandër Bardhit, vrasje e ndodhur në  24 shtator 2014.Për vrasjen e Aleksandër Bardhit përveç Dhimitër Çikos, është dënuar edhe Amarildo Lame, ndërsa Albi Xhezahiri, i dënuar në mungesë si një prej autorëve të ngjarjes, është ende në kërkim.

 

Aleksandër Bardhi, 47 vjeç, ka qenë vëllai i ish-kryetarit të njësisë administrative Kacinar të Mirditës, Petrit Bardhi.

Ai është gjetur i vrarë nga një i afërm i tij anës rrugës në një kanal. Sipas hetimeve paraprake, rezulton se ai është qëlluar me armë zjarrit të tipit automatik.

Pas arrestimit të Çikos dhe janë gjetur në banesën e Albi Xhezahiri, tre armët tip “kallashnikovë” të cilat  ishin përdorur për vrasjen e Badhit.

aleksander bardhi
Aleksandër Bardhi

Historia e vrasjeve të hakmarrjes në Ksamil
Kjo nuk është vrasja e parë që ka ndodhur në zonë, të cilën policia po e heton për hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Bardhit.

Në muajin dhjetor të 2016, do të ekzekutohej babai i Arbër Xhezahirit, Agron Xhezahiri, vrasje për të cilën policia filloi hetimet në pistën e hakmarrjes.

Agron Xhezahiri në 30 tetor të 2016 ju bë atentati i parë, të cilit arriti t’i shpëtojë, ndërsa mbrëmja e 12 dhjetorit, kur ai po dilte nga banesa e tij për të lidhur qenin, u vra në derën e shtëpisë me breshëri kallashnikovi.

Pavarësisht se 53-vjeçari tentoi të futej brenda në shtëpi, ai nuk ka mundur pasi autori është afruar dhe e ka qëlluar përsëri. Vrasje në Ksamil ndodhi në sy të vajzës së mitur të Agron Xhezairit, ndërkohë që afër vendit të ngjarjes ishte edhe kunata e tij.

Për këtë ngjarje janë angazhuar në hetim edhe krimet e rënda ndërsa mësohet se janë bërë një sërë shoqërimesh mes tyre edhe në zonën e Mirditës nga është me origjinë familja Bardhir.

Njoftimi i policisë:
Më datë 19.08.2017, rreth orës 23:50, Salla Operative Sarandë ka marrë njoftim se në lagjen ”Baxho”, në Ksamil, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak kanë konstatuar se brenda në automjetin tip ”Mercedes Benz”, në oborrin e banesës së tij, është gjendur i vrarë me armë zjarri nga persona të paidentifikuar, shtetasi V.C., 50 vjeç, banues në Ksamil.

Policia ka ngritur menjëherë pika të shumta kontrolli dhe janë angazhuar shërbimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po vazhdon kryerjen e hetimeve për zbulimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për kapjen e autorit.

Next Post
VIDEO/ Rama publikon reportazhin për Shqipërinë, ja çfarë i kërkojnë qytetarët

"Mirëmëngjes nga Berati". Rama e nis ditën me foto nga droni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Meloni thirrje BE-së: Blloku të shqyrtojë pezullimin e përkohshëm të rregullave të shpenzimeve

April 9, 2026
Ndryshon siguracioni i makinave/ Nga 1 janari zbatohen rregullat e reja! Kush përfiton bonus e kush paguan më shumë

Importi “pa frena” i automjeteve, një makinë për çdo dy shqiptarë, rrugët drejt “mbipopullimit”

April 9, 2026
Çmimet në Shqipëri po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken

“Do të ndikohet nga zhvillimet ndërkombëtare”, BB: Shqipëria, 3.4% rritje ekonomike në 2026

April 9, 2026

“Specialistët” e PD

April 9, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut

April 9, 2026
Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

Zbulohet ara me kanabis në Shkodër, arrestohen babë e bir

April 9, 2026
Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

Greqi/ Vajza 10-muajshe me shenja kafshimi dhe djegie, arrestohen nëna dhe partneri i saj

April 9, 2026
“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

“Java e parë do e gjejë këtë kantier të hapur!”, autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit

April 9, 2026
Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në vitin 1999, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

April 9, 2026
Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

Operacion antidrogë ndaj VIP-ave në Turqi, 11 persona të ndaluar, 3 në kërkim

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In