• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Seria A u shty prej vdekjes së Astorit, ja kur mund të luhet derbi Milan-Inter

by Java News
04/03/2018 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndarja nga jeta në mënyrë të papritur e Davide Astorit, mbrojtësit italian dhe kapitenit të Fiorentinës, bëri që të gjithë klubet njëzëri, të shpreheshin pro shtyrjes së javës së 27 të Serisë A. Tronditja e madhe që shkaktoi vdekja e 31-vjeçarit në opinionin sportiv, e bënte të pamundur zhvillimin normal të ndeshjeve të sotme.

Nesër Liga Italiane e Futbollit pritet të mblidhet për të diskutuar mbi datat e mundshme, për të zhvilluar ndeshjet e mbetura të javës së 27, mes të cilave edhe derbi Milan-Inter.

Kështu opsioni i parë është që takimet e mbetura të luhen më 9 Maj, datë që përkon me finalen e Kupës, por që do të zhvendoste këtë të fundit për një tjetër datë.

Gjithashtu, ekziston edhe opsioni që ndeshjet të zhvillohen më 14 Mars, por në këtë datë nuk mund të zhvillohen ndeshjet Milan-Inter për shkak të angazhimit të kuqezinjve në Europa League dhe Sampdoria-Atalanta, pasi bergamaskët do të rikuperojnë ndeshjen me Juventusin.

Kështu, mundësitë më të mëdha janë që derbi i Madonninës të shijohet më 9 Maj, ndërsa finalja e Kupës të zhvendoset për më vonë. (Panorama)

Next Post
E moshuara tenton vetëvrasjen me vetëhelmim

E moshuara tenton vetëvrasjen me vetëhelmim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com