• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Seria e re e telenovelës së një opozite të vjetër!

by Alfred Peza
28/02/2019 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza/ 

Ai që duket si një skenar i ri, i paprecedent dhe i pandodhur më parë nga opozita jonë, nuk është gjë tjetër veçse seria e re e një telenovele me të njëjtët aktorë. Në gjithë këtë histori të re të tentativës së saj të radhës, për të provokuar krizën artificiale politike të radhës, ato që kanë ndryshuar kanë qenë vetëm emrat e arbitrave ndërkombëtarë dhe atij vendas. Ndryshimi tjetër është se këtë radhë ndërkombëtarët po flasin si kurrë më parë me gjuhë të troçtë, sikundër për reciprocitet arbitri vendas, i cili është Presidenti i Republikës Ilir Meta, preferon që të heshtë totalisht.

Telenovela ka nisur që pas pas zgjedhjeve të 1992 erdhi për herë të parë në pushtet, me arrestimin dhe burgosjen një vit më pas të liderit të opozitës së asaj kohe, Fatos Nano. Më pas me referendumin për Kushtetutën e re më 1994. Me masakrën elektorale të 26 majit 1996 dhe dhunën e pashembullt kundër opozitës dy ditë më pas në Sheshin “Skënderbej”. E për të vijuar me trazirat e 1997, me sulmin e armatosur mbi institucionet në 14 shtatorin e 1998. Për të vijuar në këtë mënyrë derisa u firmos pakti i Sali Berishës me Fatos Nanon më 2002, për tu rikthyer PD në pushtet më 2005 dhe kështu, deri në ditët tona.

Pas ikjes së Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike që kishte si filozofi opozitarizmim e qëndresës, me ardhjen e Lulzim Bashës në krye të saj, kemi ndryshim programi. Tani jo rruga, jo protestat, jo rezistenca opozitare nëpër sheshe e kombinuar me luftën e fortë verbale nga foltorja e Parlamentit dhe mediat, por ikja nga institucionet, bojkotet, hiletë, “fake news”-et, sharjet me libër shpie dhe goditja e përditshme nën brez e kundërshtarit, u bënë filozofia e saj e re.

Dorëzimi i mandateve të deputetëve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, bashkë me ato pak të partive të tyre aleate, duket sot si “fundi logjik” i kësaj loje ikje nga thelbi i përballjes politike dhe nga institucionet demokratike, nga ana e opozitës sonë. Ndaj, liderët e saj duken gjoja të habitur se përse i gjithë opinion i brendshëm dhe ai ndërkombëtar, jo vetëm që nuk po i duartroket, por po ia thonë çdo ditë e më qartë të vërtetën në sy. Atë të vërtetë të thjeshtë, të madhe e të qartë që edhe ato vetë e dinë po aq mirë sa edhe gjithë të tjerët.

E vërteta e thjeshtë e opozitës sonë është se ajo e kërkon pushtetin në tavolinë. Këtë të vërtetë të thjeshtë pas shqiptarëve e mësuan sot edhe ndërkombëtarët. Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, pas takimeve me liderët e opozitës sonë në Tiranë, tha se “u zhgënjeva shumë nga Kryetarja e LSI (Monika Kryemadhi), për arsye se ajo tha vetmë një fjali në fund të takimit, se e kanë marrë vendimin e tyre, sepse në Shqipëri ka nevojë për ndërrim pushteti dhe në rast se ne nuk e kuptojmë këtë gjë, nuk është problem i tyre”.

Kjo e vërtetë e thjeshtë është thënë që në fillim, por udhëheqësit e opozitës sonë nuk ia kanë pohuar asnjëherë me gojën plot këtë gjë, opinionit publik shqiptar. U desh që të vinte delegacioni i Parlamentit Europian që ta pranonin përpara tyre, se i dorëzuan mandatet sepse duan as më pak e as më shumë, por thjeshtë dhe vetëm një gjë: “Ndërrimin e pushtetit”.

Në këto kushte, nëse pushteti nuk ndërrohet, pra nëse “nuk ikën hoxha, që të ulet prifti”, ose e thënë ndryshe nëse “nuk ikën Edi, që të ulen Luli me Monën”, atëherë opozita jonë do vazhdojë të qëndrojë jashtë sistemit. Nëse ne nuk e kuptokemi këtë, atëherë ky nuk qenka më problem i liderëve të opozitës, por i gjithë të tjerëve! Kaq e thjeshtë është e gjithë loja.

Edhe sikur mazhoranca dhe Kryeministri Edi Rama tua kishte falur vërtetë në tavolinë opozitës pushtetin, ajo nuk do ta shprehte aq hapur, aq qartë, aq thjeshtë dhe aq troç qëllimin e dorëzimit të mandateve të deputetëve të tyre, sa Monika Kryemadhi ia ka thënë në sy përfaqësuesve të Parlamentit Europian. Ndaj, jo vetëm shqiptarët por edhe ndërkombëtarët tashmë, e kanë më të qartë se kurrë, se ajo që po luan opozita shqiptare në Tiranë, nuk është gjë tjetër veçse seria e re e një telenovele që të gjithë kanë 30 vjet që e shohin, nëpërmjet lojës së aktorëve të vjetër.

Next Post
PD sulmon sërish Dakon: Duhet të jetë në burg për krim elektoral

Bylykbashi: Ndërkombëtarët kanë merak mos mërzisin “dear Edi”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In