• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Seria e atentateve mes grupeve të Çiços e Patës, Ari Alinani i dyshuar për plagosjen e Mustafarajit në Tiranë

by A R
02/12/2016 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ari Alinani shikohet si personi kyç që mund të hedhë dritë mbi vrasjen e Nelgert Patës, por edhe atentateve të mëparshme mes grupeve rivale të Tepelenës. Ai madje dyshohet se është edhe autor i plagosjes së Andi Mustafarait pak kohë më parë, pranë ish-ekspozitës në kryeqytet.

Nisur nga ngjashmëria fizike e autorit të filmuar nga një kamera sigurie, Policia e Tiranës dyshon se ai është Alinani, megjithëse ky i fundit nuk e ka pranuar autorësinë e ngjarjes. Por, në një kohë që të gjitha ngjarjet e rënda kriminale mes dy grupeve Çiço e Pata kanë ndodhur në Tepelenë, Fier e Tiranë, prokuroria pritet t’i bashkojë tek Krimet e Rënda.

Burime bëjnë me dije se me shumë gjasa, ngjarjet do të hetohen nga kjo prokurori me akuzat e grupit të strukturuar kriminal, vrasjes, e armëmbajtjes pa leje raporton TCH. Ndonëse ende nuk është bërë diçka e tillë, dosja pritet të bashkohet, megjithëse hetimi ka ngecur tek zbardhja e vrasjes së Nelgert Patës, më 20 nentor në Fier, ku mbeti i plagosur dhe miku i tij Ari Alinani.

Ndonëse burimet janë tepër të rezeurvuara, mësohet se policia ka marrë në pyetje edhe disa persona që njihen si anëtarë të grupeve rivale të Tepelenës, pasi uniformat blu druhen se atentatet për hakmarrje mes palëve do të vijojnë. Një tjetër person që mund të zbardhë historinë disa vjeçare është edhe i shpalluri në kërkim Jani Aliaj, i cili ekzekutoi Elton Çiçon më 1 maj, në një lokal në zonën e ish-bllokut./a.m.

Next Post
FOTOT/ Jo vetëm gjokset jashtë, tashmë lajmet jepen totalisht nudo

FOTOT/ Jo vetëm gjokset jashtë, tashmë lajmet jepen totalisht nudo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com