• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Seri ndryshimesh në bashki”, Veliaj: Sulmet? Nga njerëz mediatikë që kërkojnë gjëra të paligjshme. Prokuroria po bën punën e vet

by Java News
11/04/2024 20:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku Erion Veliaj thotë se ka bërë një seri ndryshimesh me administratorët, me drejtorët e përgjithshëm në bashkinë e Tiranës.

Në një interviste për emisionin “Real Story”, nëABC News,ai u ndal te sulmet ndaj bashkisë, ku tha se ka njerëz mediatikë që kërkojnë gjëra të paligjshme.

Më tej Veliaj tha se ky është një moment reflektimi për të, bashkinë, ndërsa shtoi “kreu i bashkisë është dëshmitar si vijnë në zyrën e bashkisë dhe kërkojnë gjëra të paligjshme, dhe në momentin e parë kur dikush 3 nga 300 drejtorët po hetohet, nuk janë dënuar, e shfrytëzojnë si një mundësi për të larë një borxh, po unë s’i kam borxh njeriu”

“Ne na duhet që ndoshta dhe po e diskutojmë brenda bashkisë, kam bërë një seri ndryshimesh me administratorët, me drejtorët e përgjithshëm me një pjesë të madhe të stafit politik, me nënkryetarët e bashkisë kemi komplet një skuadër të re nënkryetarësh dhe ajo që kam kërkuar është një kompani duhet të bëjë sic e bëjnë politikanët, një vetëdeklarim. Në momentin që në bëjmë një ligj dhe do deklarosh se ti do e marrësh përsipër këtë punë, pavarësisht se je ulur do deklarosh që s’ke asnjë lidhje asnjë kontakt. Por për të dhënë një kontekst, këtu nuk bëhet fjalë që punë nuk janë bërë, të gjithë punët janë bërë. Po diskutohen 5-6 praktika në 1 mijë, pra më pak se 1% në totalin e vet.

Megjithatë ambicia ime nuk është të jem 99% i suksesshëm, ambicia ime është që Bashkia e Tiranës të jetë 100% e suksesshme. Kur kam bërë daljen e fundjavës, është një gjë që kam reflektuar unë, pati një mbështetje të kryeministrit. Në sensin që ky është një kantier i madh ndërtimesh, punësh, ku njerëzve iu duhet thënë që për punë që janë bërë mirë duhet me iu heq kapelen se janë bërë punë të jashtëzakonshme është kollaj të shkosh në TV dhe të linçosh disa njerëz në ditën që iu shket këmba, por nuk duhet harruar si u bë Astiri, bulevardi, si u pastrua liqeni, Unaza e madhe, si u bënë 40 shkolla secila prej tyre është një minibetejë. Është mëse e ndershme të thuash 99 gjëra këto çuna i kanë bërë, i kanë qarë dhe meritojnë respekt, te kjo gjëja këtu ka një pikëpyetje të madhe që do duhet ta sqarojmë dhe që unë besoj që sic e ka bërë PS dhe kryeministri këtë distancim për të thënë jo, ne nuk hedhim njeri poshtë autobusit. Për 99 punë këtyre çunave, këtyre ministrave, deputetëve iu themi shumë faleminderit dhe bravo ju qoftë se keni bërë punë të mëdha, por ka një punë që meriton një pikëpyetje kjo meriton që të investigohet dhe ne nuk jemi studio avokatie. Këto muhabetet janë për 1% të popullsisë, për portale që s’kanë marrë leje ndërtimi. Se të dish me ca kërkesash vijnë autorët e këtyre portaleve që duan të bëjnë pallat brenda Kopshtit Zoologjik.”, tha Veliaj.

Më tej u shpreh se prokuroria po bën punën e vet dhe se kjo ngjarje duket një mbidozë mediatike , referuar arrestimit të drjtorëve të Bashkisë Tiranë.

“Gjykoj se prokuroria po bën punën e vet, qeveria dhe bashkia me këtë distancë sterile duke mbështet prokurorinë dhe duke i kërkuar kolegëve që të sqarojnë këtë punë në privatësinë e tyre po bën punën e vet dhe më duket një mbidozë mediatike që përkon me njerëz që unë i kam pas në zyrë dhe kërkojnë gjëra të paligjshme. Patjetër për mua është një moment reflektimi, patjetër reflektimi për bashkinë, patjetër ne duhet të sigurohemi që jo 99 % po 100 % e gjërave të jenë të sakta, është moment reflektimi edhe për një vetting në operatorët mediatikë të cilët edhe në pjesën më të madhe, po ta them në vetë të parë, kreu i bashkisë është dëshmitar si vijnë në zyrën e bashkisë dhe kërkojnë gjëra të paligjshme, dhe në momentin e parë kur dikush 3 nga 300 drejtorët po hetohet, nuk janë dënuar, e shfrytëzojnë si një mundësi për të larë një borxh, po unë s’i kam borxh njeriu.

I kam borxh vetëm atyre që më kanë votuar, por edhe atyre që nuk më kanë votuar, sepse si minimum duhet ti respektoj që u çuna në mëngjes dhe shkuan. Por për këta që fundjavën e zgjedhjeve janë nëpër resorte dhe që vënë gjoba dhe kërkojnë gjëra të pandershme në bashki dhe të paligjshme, janë gati të bëjnë një histeri dhe një furtunë.”, shtoi kryebashkiaku Veliaj./m.j

Next Post
”Saliu, Meta, Basha, janë një rracë”, Veliaj: Në bashki gjeta vendimin që do shpërbleheshin kush vrau socialistë në bulevard

”Saliu, Meta, Basha, janë një rracë”, Veliaj: Në bashki gjeta vendimin që do shpërbleheshin kush vrau socialistë në bulevard

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

August 14, 2026
Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje, rritje me 12% në krahasim me një vit më parë

Betejë me zjarret në 7 zona, Ministria e Mbrojtjes për situatën: 10 vatra aktive, në Lurë aksion me 300 forca e 2 avionë! Prioritet jeta e qytetarëve

August 14, 2026
VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

August 14, 2026
Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

August 14, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

August 14, 2026
Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

August 14, 2026
Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

August 14, 2026
Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

August 14, 2026
E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

August 14, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse Shqipëria e fiton gjyqin për Aeroportin e Vlorës?

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com