• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Serëer: Veprimet e Vetëvendosjes të papranueshme në një shoqëri demokratike

by Aalison Pearse Stevens
22/09/2016 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Situata politike në Kosovë është dominuar këto kohë nga veprimet e dy faktorëve të brendshëm, që po i bëjnë sfidë kushtetutës së vendit, ka thanë analisti Daniel Serwer.

Ai ka bërë me dije se veprimet e Vetëvendosjes në Parlament janë të papranueshme në një shoqëri demokratike.

“Njëri është një grup i popullsisë serbe që nuk e pranon Kushtetutën e shtetit, veçanërisht në veri. Forca tjetër është Vetëvendosja që do bashkimin me Shqipërinë.

Dhe është shumë e vështirë të përballesh me të, sepse nuk ka hezituar të përdorë dhunën për të arritur synimet e veta, madje edhe brenda parlamentit dhe kjo për mua është shumë përtej asaj që duhet të lejohet në një shoqëri demokratike”, ka thënë ai për Zërin e Amerikës.

Për sa i përket temës së asocacionit të komunave serbe, analisti Daniel Serwer mendon se kjo situatë e vështirë është trashëguar nga marrëveshja e Ahtisarit

“Është pjesa më e dobët e marrëveshjes Ahtisaari dhe duhet të mos harrojmë se ajo marrëveshje u arrit nën premisën e njohjes ndërkombëtare të Kosovës, përfshirë nga Beogradi, gjë që nuk u bë”.

Serwer thotë se tani është momenti që Beogradi të njohë Kosovën. Kjo njohje mund të mos vijë në formën e shkëmbimeve të ambasadorëve dhe hapjes së përfaqësive diplomatike, por Beogradi mund të marrë hapin e parë duke pranuar anëtarësimin e Kosovës në OKB:

“Ky do të ishte një hap përpara dhe mendoj se do ta zbuste shqetësimin në Kosovë, lidhur me qëllimet e Serbisë. Kjo ka rëndësi sepse do t’i hapte rrugën funksionimit të asociacionit të komunave serbe.”

Zoti Serwer e pranon se ky është një hap i vështirë dhe me kosto politike për udhëheqësit serbë, por ai shton se është gjithashtu një hap i pashmangshëm, pasi pa njohjen e Kosovës, Serbia nuk mund të aderojë në Bashkimin Evropian.

Ai shpreson se udhëheqja serbe do të tregohet largpamëse dhe do ta shfrytëzojë këtë mundësi politike: “Koha për të rënë dakord është sot dhe jo më vonë”. (b.an)

Next Post
Gati superteleskopi, Kina në kërkim të alienëve (FOTO)

Gati superteleskopi, Kina në kërkim të alienëve (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com