• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Serbia vazhdon të bllokojë Kosovën, marrëveshjet nuk zbatohen

by Java News
18/02/2018 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

10-vjetori i pavarësisë së Kosovës ka shkaktuar reagime edhe në Beograd. Por problemet mbeten të njëjta sikur para 10 vitesh, ndonëse flitet për normalizimin e raporteve.

Autoritetet e Serbisë vazhdojnë të kontestojnë pavarësinë e Kosovës, por ato janë deklaruar rrallë me rastin e këtij përvjetori. Në dallim prej autoriteteve, mediat i kanë kushtuar vëmendje më të madhe këtij përvjetori. Por nëse shikon më vëmendje titujt e gazetave në Beograd, fiton përshtypjen se asgjë nuk ka ndryshuar në 10 vitet e fundit. Përfaqësuesit e Kosovës dhe analistët shqiptarë flasin për problemet e sovranitetit të pakompletuar dhe mungesën e anëtarësimit në OKB, si sfidat më të mëdha të vendit. Ndërsa serbët në Kosovë e nënvizojnë problemin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, si një domosdoshmëri që duhet të realizohet.

Mungojnë ndryshimet serioze

Në esencë, në raport me Kosovën në Serbi nuk ka ndryshuar gati asgjë në 10 vitet e fundit. Ndërkohë janë arritur disa marrëveshje në Bruksel, të cilat lehtësojnë jetën e qytetarëve të Kosovës, thotë për DW, Naim Leo Beshiri, drejtor ekzekutiv i Institutit për Çështje Evropiane. “Pajtimi i shqiptarëve dhe serbëve nuk ekziston, mirëbesimi mes Kosovës dhe Serbisë nuk ekziston dhe sikur të mos kishte presion nga Bashkimi Evropian, apo të mos kishte shpërblime eventuale për marrëveshjet, ato nuk do të arriheshin fare. Ndërkohë që problemi më i madh është mungesa e implementimit të marrëveshjeve”, thotë ai.

Dialogu Prishtinë-Beograd me ndihmën e BE ngec, marrëveshjet nuk zbatohen…

Politika e Serbisë para dhjetë vitesh nuk ka mundur të shikojë realitetin dhe të shfrytëzojë mundësitë që kanë ekzistuar para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, thotë për DW Dragan Gjukanoviç, nënkryetar i Qendrës për Politikë të Jashtme. “Më duket se krerët e shtetit para dhjetë vitesh, në radhë të parë ata të Partisë Demokratike të Serbisë, nuk i kanë shfrytëzuar disa shanse dhe kanë mbetur në qëndrime të ngurta, të pa realizueshme. Pasojat e një sjellje të këtillë po i vërejmë edhe sot, ndonëse jemi të vetëdijshëm se në Kosovë, në jug të lumit Ibër, ekziston një sistem krejt tjetër politik, ekonomik, i sigurisë dhe çdo aspekt tjetër“.

Problemet nuk zgjidhen me marrëveshje

Një vendim shumë i rëndësishëm në 10 vitet e fundit ka qenë Marrëveshja e Brukselit, e nënshkruar në vitin 2013. Opinioni i vetëquajtur patriotik dhe opozita në Serbi e ka pritur këtë marrëveshje si një lloj kapitullimi të Serbisë. Ndërsa forcat e tjera politike e shohin këtë Marrëveshje si pasojë të realitetit dhe shohin mundësi për normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës.  Naim Leo Beshiri mendon se as kjo Marrëveshje nuk sinjalizon njohjen e plotë të realitetit, por “kjo marrëveshje i ka kontribuar qetësimit të tensioneve. Marrëveshja ka ruajtur paqen dhe ka stabilizuar rajonin“. Nga ana tjetër, Dragan Gjukanoviç vëren se esenca e Marrëveshjes së Brukselit nuk është plotësuar “sepse nuk është krijuar asociacioni i komunave me shumicë serbe, që është dakorduar para pesë vitesh. Ky asociacion ka qenë një element shumë i rëndësishëm, sepse ky ka qenë edhe shkaku pse serbët kanë pranuar të futen në sistemin politik dhe juridik të Kosovës“.

Gjatë dhjetë viteve të fundit në Beograd dhe Prishtinë ka pasur faza të ndryshme. Në fillim palët kanë qenë të ngujuara në pozicionet e tyre. Një përparim i vogël është arritur pas fillimit të të ashtuquajturit dialogut teknik, i cili rezultoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit. Ndërsa gjatë këtij viti, apo vitin e ardhshëm, do të duhej të nënshkruhej edhe marrëveshja obliguese për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo është mbase edhe faza më delikate në procesin e zgjidhjes së problemit të Kosovës. Megjithë optimizmin se kjo marrëveshje mund të sjellë një erë të re në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, Naim Leo Beshiri mendon se ky dokument nuk do të zgjidhë çështjen e Kosovës.

“Mendoj se kjo nuk do të zgjidhë armiqësinë shumë dekadëshe mes Beogradit dhe Prishtinës. Kjo marrëveshje do të kënaqte në radhë të parë Brukselin, ndërsa politikanët në Kosovë dhe Serbi mund të thonë se në këtë mënyrë do të realizojnë disa gjëra me interes për qytetarët e tyre, kur bëhet fjalë për anëtarësim në BE, liberalizimin e vizave apo bashkëpunimin më të mirë ekonomik me BE. Por ky dokument, për të cilin nuk dimë ende se çfarë mund të ketë në brendësi, nuk do të jetë historik apo vendimtar“, pohon ai.

 Bllokada në rrugën drejt normalizimit

Dragan Gjukanoviç mendon se dokumenti për normalizimin e raporteve mund të nënshkruhet edhe këtë vit. Disa pjesë përbërëse të tij mund të dihen që tani. Një pyetje shumë e rëndësishme është nëse nënshkrimi i një marrëveshje të këtillë do të thoshte edhe shpallje të zgjedhjeve të reja dhe shpallje e referendumit në Serbi. Gjukanoviç mendon se kjo nuk do të ishte e domosdoshme, “nëse nuk ka ndonjë ndryshim esencial të Kushtetutës”. “Mendoj se kjo marrëveshje do të duhej të ishte një dokument politik, ngjashëm sikur Marrëveshja e Brukselit, e cila mundëson krijimin e kornizës për bashkëpunim dhe nuk obligon njohjen juridike mes këtyre vendeve“. Naim Leo Beshiri megjithatë mendon se nënshkrimi i një marrëveshje të këtillë për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë do të rezultojë me zgjedhje të reja në Serbi, në pranverën e vitit të ardhshëm, që do të ishte një test shumë i rëndësishëm për Partinë Përparimtare Serbe (SNS)“.

Mitrovica ende e ndarë

Diplomacia serbe është angazhuar shumë gjatë viteve të fundit që të bllokojë të gjitha përpjekjet e Kosovës për njohjen e shtetit dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare. Këto aktivitete janë në kundërshtim me pritjet për nënshkrimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Naim Leo Beshiri thotë se kjo “dëshmon për një kakofoni të vërtetë tek elitat politike serbe. Nuk është e mundur që zyrtarisht të obligohesh se nuk do të bllokosh dike në organizatat ndërkombëtare, ndërsa nga ana tjetër angazhohesh tek të gjitha organizatat ndërkombëtare që të bllokohet anëtarësimi i Kosovës. Këto janë gjëra që nuk shkojnë bashkë“.

 Anëtarësimi në OKB?

Opinioni serb është i bindur se marrëveshja për normalizimin e raporteve me Kosovën do të jetë vetëm një lloj manovrimi, me të cilin Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por do të pranojë që Kosova të ketë ulësen e vet në OKB. “Nuk shoh ndonjë zgjidhje për anëtarësimin automatik të Kosovës në OKB përmes kësaj marrëveshjeje”, mendon Gjukanoviç. “Madje edhe sikur Serbia të pranonte një mundësi të këtillë, ky proces duhet të kalojë kornizat institucionale në OKB. Serbia nuk mund t’ia mundësojë Kosovës ulësen në OKB, siç mund të dëgjohet në opinion, sepse ky është një proces që zgjidhet me Kartën dhe Statutin e OKB. Dhe ky problem me siguri që do të rëndojë edhe më shumë arritjen e marrëveshjes për normalizimin e raporteve me Kosovën“, pohon Gjukanoviç.

Next Post
Qarkullonte me armë në makinë, pranga të riut në Durrës

Qarkullonte me armë në makinë, pranga të riut në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia reagon pas horrorit në Pogradec: 67-vjeçari ka kryer marrëdhënie pa dëshirën e të miturës

Policia reagon pas horrorit në Pogradec: 67-vjeçari ka kryer marrëdhënie pa dëshirën e të miturës

December 31, 2025
VIDEO/ Tentoi t’i ikte policisë nga lokali, kapet 31-vjeçari me armë pa leje në Korçë

VIDEO/ Tentoi t’i ikte policisë nga lokali, kapet 31-vjeçari me armë pa leje në Korçë

December 31, 2025
Gjendet e vrarë 19-vjeçarja, ishte zhdukur prej një muaji nga shtëpia/ Detajet që zbuloi policia

Gjendet e vrarë 19-vjeçarja, ishte zhdukur prej një muaji nga shtëpia/ Detajet që zbuloi policia

December 31, 2025
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Bilanci “tragjik” i PD?!/ Çupi: Berisha ka humbur mbi 200 mijë votues

December 31, 2025
E çuditshme, nga Kiribati në Samoa/ Kalimi nga viti në vit do të zgjasë 26 orë dhe jo 24

E çuditshme, nga Kiribati në Samoa/ Kalimi nga viti në vit do të zgjasë 26 orë dhe jo 24

December 31, 2025
Ngjarjet kriminale që tronditën 2025/ Nga atentatet në Shkodër e Vlorë, te vrasja e krahut të djathtë të Shullazit në Rinas

Ngjarjet kriminale që tronditën 2025/ Nga atentatet në Shkodër e Vlorë, te vrasja e krahut të djathtë të Shullazit në Rinas

December 31, 2025
191.5 mln lekë për dëmet nga zjarret, nis kompensimi për 10 bashki

191.5 mln lekë për dëmet nga zjarret, nis kompensimi për 10 bashki

December 31, 2025
Gracka e Ramës, si po e zhvesh rinumërimi Sali Berishën nga alibia e ‘farsës zgjedhore’

VIDEO- Ja cili është lideri më i klikuar i vitit/ Eksperti: Si renditen Rama dhe Berisha. Surpriza… SPAK

December 31, 2025
Temperaturat shkojnë nën minus 16 gradë, Kukësi zbardhet nga dëbora. Apeli për drejtuesit e mjeteve: Përdorni goma dimërore dhe zinxhirë

Temperaturat shkojnë nën minus 16 gradë, Kukësi zbardhet nga dëbora. Apeli për drejtuesit e mjeteve: Përdorni goma dimërore dhe zinxhirë

December 31, 2025
Hollywood-i në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare aktori i njohur, dyshohet se…

Hollywood-i në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare aktori i njohur, dyshohet se…

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com