• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 13, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Serbia vazhdon punën e saj, mbledh dëshmi kundër UÇK-së

by Java News
15/03/2017 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtarë të Serbisë nuk rreshtin së mbledhuri ato që ata i quajnë dëshmi kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun ka thënë se “së shpejti do të kemi bazën komplete të krimeve që i ka bërë UÇK-ja”.

Drecun ka thënë se është shumë i kënaqur me përparimin e arritur në Grupin e Punës për grumbullimin e atyre që ai i ka quajtur fakte e dëshmi në ndriçimin e krimeve ndaj serbëve e popujve të tjerë në Kosovë.

“Ia kemi dalë të arrijmë tek informacione të shumta dhe shumë shpejt do ta kemi një bazë komplete të krimeve që janë bërë nga UÇK-ja, sidomos në periudhën kur forcat tona kanë qenë të pranishme”,citon tanjug të ketë thënë Drecun.

Ai ka shtuar se janë bërë kontakte me njerëz nga UNMIK-u e OSBE-ja dhe “plani është ta kemi dokumentacionin që ata e posedojnë”.

Drecun shton se nuk po zbulohen dëshmi të reja, por po punohet që organet shtetërore të kenë në një vend mbi dëshmitë për t’u bërë sistemimi i tyre.

“Në veçanti për krimet nëpër zonat me përgjegjësi të UÇK-së. Njohuritë tona t’i ndajmë me Prokurorinë në Gjykatën Speciale për UÇK-në dhe do të hartojmë një libër të ri të bardhë që do të tregojë se UÇK-ja ka pasur plan gjenocidi sipas të cilit në Kosovë të mos mbetej asnjë serb”, ka thënë Drecun, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Çfarë do të bëjnë Nishani dhe Kushtetuesja me ‘pataten e nxehtë’, Vetting?

Forumi "E ardhmja e marrëdhënieve ndërkombëtare: Pushtet dhe interesa", Nishani në Azerbajxhan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In