• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Serbia u drejtohet ndërkombëtarëve pasi një parcelë në veri iu dha Policisë së Kosovës

by A M
29/12/2023 22:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtarët e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut kanë miratuar propozimin për ndarjen e një parcele prej 27.400 metrash katrorë për Policinë e Kosovës, me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Sipas informacioneve të Radios Evropa e Lirë, në atë hapësirë janë të vendosura Ndërmarrja Publike “Standard”, Ndërmarrja Publike e Ujësjellësit dhe Autoriteti i Përkohshëm Komunal.

Të gjitha këto institucione punojnë sipas sistemit serb.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka vlerësuar se Prishtina ka “vazhduar rrëmbimin e tokës” në komunën e Mitrovicës së Veriut.

Ai përmes një komunikate ka thënë se autoritetet e Kosovës, pa njoftim, diskutim publik apo konsultim me qytetarët, kanë ndarë një parcelë të madhe të tokës komunale ku janë vendosur institucionet e Serbisë, për të krijuar një “fortifikim të ri policor” në zonat serbe.

Ai ka bërë të ditur se i ka njoftuar zyrtarët ndërkombëtarë dhe se pret reagimin e tyre.

Petkoviç ka shtuar se në ndërmarrjet komunale “Standard” dhe “Ujësjellësi”, të vendosura në atë parcelë, janë të punësuar më shumë se 300 persona, ndërsa numri i të punësuarve në komunën paralele është dukshëm më i lartë.

Petkoviç ka thënë se kjo është edhe një tentativë për të shkaktuar një krizë të re në veri të Kosovës dhe për të shmangur kështu obligimet e Prishtinës në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por edhe për të penguar procesin e shkarkimit të kryetarit, të iniciuar nga serbët lokalë.

Uglanin: Nuk është shkelur ligji

Kryetari i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Nexhat Uglanin, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se parcela që i është dhënë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës ka disa objekte ku janë të vendosura institucionet serbe si dhe një sallë sportive, e cila është ndërtuar me fondet e BE-së.

Ai tha se MPB-së i është dhënë “vetëm një parcelë”, por konkretisht nuk ka mundur të përgjigjet se çfarë do të ndodhë me objektet ekzistuese.

Uglanin tha se sipas njohurive të tij, në parcelën e lartpërmendur është planifikuar të ndërtohet një stacion policor, sepse ky i tanishëm ndodhet në një objekt që i përket minierës së Trepçës.

“Në bazë të ligjit kemi votuar për shfrytëzimin e tokës, objektet nuk përmenden fare. Kjo keqpërdoret gjoja se kemi votuar për shembjen e objekteve”, tha ai.

Sipas tij, nuk është shkelur ligji me faktin se parcela i është dhënë MPB-së pa dëgjim publik dhe shtoi se as ish-Kuvendi Komunal nga radhët e Listës Serbe nuk ka mbajtur seanca publike gjatë marrjes së vendimeve.

“Nuk ka pasur asnjë debat apo diskutim publik për ndërtimin e financuar nga Serbia, veçanërisht për objektin e banimit në Mëhallën e Boshnjakëve, por ishte një zgjidhje e imponuar”, tha ai.

Reagimi i Listës Serbe

Kundër vendimit të autoriteteve lokale në Mitrovicë të Veriut ka reaguar Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, tha se vendimi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut është “i paligjshëm”.

Përmes një njoftimi, nga kjo parti thanë se vendimi u mor pa asnjë konsultim apo diskutim publik në të cilin do të duhej të merrnin pjesë qytetarët, duke shtuar se qëllimi i këtij vendimi është “përkeqësimi i situatës në terren dhe presioni ndaj popullatës serbe”.

“Për shkak të këtij vendimi, Lista Serbe do të kërkojë një takim urgjent me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, mbi të gjitha ambasadorët QUINT-t dhe Bashkimit Evropian dhe do të kërkojë prej tyre reagimin urgjent ndaj synimit të regjimit në Prishtinë për të shkaktuar tensione të reja dhe kërcënimit të paqes dhe sigurisë së qytetarëve tanë”, tha Lista Serbe.

Ndërkaq, udhëheqësi i partisë Demokracia Serbe, Aleksandar Arsenijeviç, shkroi në Facebook se në këtë parcelë ka edhe një sallë sportive.

Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Veriut aktualisht përbëhet kryesisht nga këshilltarë nga komuniteti shqiptar, për shkak se serbët bojkotuan zgjedhjet lokale në veri që u mbajtën në prill. Po ashtu, kjo komunë me shumicë serbe udhëhiqet nga kryetari Erden Atiç, i cili vjen nga partia, Lëvizja Vetëvendosje, që udhëheq me Qeverinë e Kosovës.

Arsenijeviq e ka krahasuar këtë vendim të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut me “okupim” dhe ka paralajmëruar se do të ndjekë “të gjitha procedurat demokratike dhe ligjore për ta zhbërë këtë vendim të paligjshëm”.

Në fund të majit, në katër komunat në veri të Kosovës – të banuara me shumicë serbe – u rritën tensionet pasi kryetarët e rinj shqiptarë nisën punën. Një përshkallëzim i dhunës ndodhi në Zveçan, ku protestuesit u përleshën me pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR. Në protestën e 29 majit u lënduan dhjetëra ushtarë të KFOR-it.

Tensionet kulmuan më 24 shtator, kur një grup i armatosur serbësh sulmoi Policinë e Kosovës, duke vrarë një polic. Gjatë përleshjeve që pasuan në Banjskë të Zveçanit, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Komuniteti ndërkombëtar e dënoi ashpër sulmin dhe kërkoi që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.
Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Kosova për sulmin e fajëson shtetin e Serbisë, por Beogradi mohon përfshirjen.

/a.d

Next Post
Sekuestrimi i 300 mld dollarëve të Rusisë, Kremlini kërcënon Perëndimin: Do t’ju konfiskojmë asetet

Sekuestrimi i 300 mld dollarëve të Rusisë, Kremlini kërcënon Perëndimin: Do t’ju konfiskojmë asetet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, 14 të arrestuar dhe mbi 12 mijë gjoba në 1 javë në Tiranë

Burg për parkim dysh, avokati: Ndryshimet në Kodin Penal duhet të diskutohen, qytetarët duhet të informohen

January 29, 2026
Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Pse po sulmohet Edi Rama prej disa shqiptarëve për vizitën në Izrael?

January 29, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Monolog për të fshehur të vërtetën”, Beqiri: Meta, skenar me Berishën për të vrarë protestuesit e 21 Janarit

January 29, 2026
Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante: Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante: Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

January 29, 2026
Rama publikon pamjet: Gjimnazi “Kolë Idromeno” në Shkodër me pamje të re dhe infrastrukturë moderne

Rama publikon pamjet: Gjimnazi “Kolë Idromeno” në Shkodër me pamje të re dhe infrastrukturë moderne

January 29, 2026
Reshje të dendura shiu, por edhe dëborë, fundjava me mot të keq

Reshje shiu intensive në të gjithë territorin, erë dhe dëborë në disa zona

January 29, 2026
Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In