• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sekuestrimi i 300 mld dollarëve të Rusisë, Kremlini kërcënon Perëndimin: Do t’ju konfiskojmë asetet

by A M
29/12/2023 22:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kremlini ka paralajmëruar sot Perëndimin se ka hartuar një listë të aseteve amerikane dhe evropiane që do të sekuestrohen nga Rusia nëse liderët e vendeve të mëdha të industrializuara të G7-s vendosin të vazhdojnë sanksionet dhe të ngrijnë financat e Bankës Qendrore ruse dhe rezervat prej 300 miliardë dollarë.

Udhëheqësit e G7-s do të diskutojnë një version të ri ligjor për të lejuar sekuestrimin e aseteve të ngrira ruse në takimin e tyre në shkurt, thanë të enjten dy burime me njohuri për planet dhe një zyrtar britanik.

Por, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaro se çdo lëvizje e tillë nga Perëndimi do të përbënte “vjedhje” dhe ndërmerret në shkelje të ligjit ndërkombëtar duke minuar sistemin financiar dhe ekonominë globale.

“Do të jetë një goditje e madhe për parametrat kryesorë të ekonomisë ndërkombëtare, do të dëmtojë ekonominë ndërkombëtare. Do të dëmtojë besimin e vendeve të tjera në Shtetet e Bashkuara, si dhe te BE-ja si garantues ekonomik. Prandaj, veprime të tilla kanë pasoja shumë, shumë të rënda“, u tha Peskov, gazetarëve.

I pyetur nëse ekzistonte një listë specifike e aseteve perëndimore që Rusia mund të sekuestronte si hakmarrje, Peskov tha: “Po, ekziston“. Por, ai nuk pranoi të thoshte konkretisht se për cilat asete bëhet fjalë.

Ndërkohë, rreth 300 miliardë dollarë asete të bankës qendrore ruse janë aktualisht të ngrira në Perëndim. Edhe pse banka qendrore nuk ka zbuluar detaje për asetet që janë ngrirë, shumica e obligacioneve dhe depozitave janë në euro, si dhe disa në dollarë amerikanë dhe paund britanik.

/a.d

Next Post
Dështimet dhe sukseset për shqiptarët në 2023! I zbulon sondazhi

Dështimet dhe sukseset për shqiptarët në 2023! I zbulon sondazhi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com