Politikanët serbë kanë qene të hidhëruar me pranimin e Kosovës në UEFA.
Kështu, duke paralajmëruar padi në Lozanë, në Gjykatën e Arbtirazhit Sportiv (CAS) për këtë pranim, Aleksandar Vulin, i cili shquhet për deklarata anti Kosovë, ka kërkuar përgjigje nga Këshilli i Sigurimit nëse është ende në fuqi Rezoluta 1244 apo jo?!
„Këshilli i Sigurimit duhet të deklarohet dhe të thotë nëse Rezoluta 1244 ekziston ende, dhe, është mirë të na tregojë a ekziston apo jo”, ka thënë Vulin, raporton Tanjug, transmeton Koha.net.
(b.an)