• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Serbia po nxit protestat”, Kosova i bën thirrje Brukselit të ndërhyjë

by
26/09/2021 13:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tensionet në pikat kufitare në veri të Kosovës janë përcjellë me zemërim dhe nota proteste pasi Serbia demonstroi forcën ushtarake një ditë më parë. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës po qëndrojnë në gatishmëri.

“Krimet e rënda nga drejtoria qendrorë e Policisë së Kosovës, të asistuar nga të gjitha njësitet tjera të nevojshme janë duke hetuar rastin dhe ne presim rezultate të shpejta nga këto hetime. Ne kemi dëshmi të presioneve të ndryshme nga strukturat paralele ilegale dhe nga institucione të ndryshme, instruksioni nga Serbia që u bëjnë presion qytetarëve tanë serb që t’iu bashkohen këtyre protestave por dëshmitë janë që këto apele e këto iniciativa janë duke dështuar.”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndërprerë vizitën në Shtetet e Bashkuara. Në një reagim në rrjetet sociale, kryetarja e shtetit i bën thirrje ndërkombëtarëve që të veprojnë.

“Sulmet e fundit ndaj institucioneve publike në veri të vendit nga strukturat kriminale dhe ilegale të mbështetura nga Serbia janë dëshmia kryesore për atë që po e themi që moti: Serbia dhe regjimi hegjemonist i Vuciqit janë burimi kryesor i destabilizimit në rajon, i cili po synon zhbërjen e arritjeve të aleatëve tanë amerikanë dhe evropian në Kosovë e rajon. Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet ta injorojë atë që shihet qartë – tendencën ruso-serbe që nëpërmjet destabilizimit të rajonit tonë, ta dëmtojë edhe vetë Bashkimin Evropian dhe NATO-n.”

Ndërsa Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić nga Nju Jorku, tha se Serbia është gati për dialog, por jo Prishtina. Ndërkaq Beogradi ka refuzuar ftesën e Brukselit për një takim të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian sa i takon situatës së tensionuar në pikat kufitare.

Të shtunën e 25 shtatorit, Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok është djegur, ndërsa u sulmua edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan. Këto incidente vijnë teksa për të gjashtën ditë me radhë janë të bllokuara rrugët që lidhin Kosovën dhe Serbinë, në afërsi të pikës kufitare Bërnjak dhe Jarinje. Qytetarët serbë atje po kundërshtojnë vendimin e 20 shtatorit të Qeverisë së Kosovës, për vendosjen e masës së reciprocitetit për targat nga Serbia.

/b.h

Next Post
Debatet për përjashtimin/ Berisha sulmon Bashën pas mbledhjes së grupit të PD: Ish-kryetari sot shpalli ‘non-grata’ bazën e partisë

Kush po i tradhëton demokratët Lulzim Basha, apo Sali Berisha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gara brenda PD-së/ Alesia Balliu: Partia ka nevojë për rinovim, me Berishën nuk fitohen zgjedhjet!

Gara brenda PD-së/ Alesia Balliu: Partia ka nevojë për rinovim, me Berishën nuk fitohen zgjedhjet!

July 16, 2026
Ndërroi jetë papritur pak ditë më parë, zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit të njohur Sam Neill

Ndërroi jetë papritur pak ditë më parë, zbulohet shkaku i vdekjes së aktorit të njohur Sam Neill

July 16, 2026
Nga sot, temperatura përvëluese në Shqipëri: Si të parandaloni emergjencat e lidhura me nxehtësinë

“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

July 16, 2026
Avioni luftarak fluturon mbi kokat e pushuesve në bregdetin e Florida-s, marina amerikane nis hetim

Avioni luftarak fluturon mbi kokat e pushuesve në bregdetin e Florida-s, marina amerikane nis hetim

July 16, 2026
“Të pezullohen ndërtimet gjatë sezonit turistik”, Balla: Yjet e hoteleve, jo me vetëshpallje të pronarëve

“Të pezullohen ndërtimet gjatë sezonit turistik”, Balla: Yjet e hoteleve, jo me vetëshpallje të pronarëve

July 16, 2026
Kujdes me punën/ Java më e nxehtë astrologjike

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

July 16, 2026
LIVE! Nis Kuvendi, PD bojkoton sërish. Reforma Zgjedhore shtyhet për në nëntor

LIVE! Nis Kuvendi, PD bojkoton sërish. Reforma Zgjedhore shtyhet për në nëntor

July 16, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Parada e mërzitshme vjetore e raportimit në Parlament

July 16, 2026
Trump nis fushatën e re në Europë, miliona dollarë për organizata të shoqërisë civile

Trump nis fushatën e re në Europë, miliona dollarë për organizata të shoqërisë civile

July 16, 2026
Revolta e Abdixhikut: Ndërpres angazhimin për formimin e institucioneve

Revolta e Abdixhikut: Ndërpres angazhimin për formimin e institucioneve

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In