• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Serbia nuk i përvetëson dot pronat e Kosovës

by Java News
23/03/2017 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë mbi 180 prona të ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës jashtë territorit të saj, nga të cilat 110 gjenden në territorin e Serbisë. Në bazë të ligjeve në fuqi, këto prona administrohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) dhe shteti ku gjenden pronat përkatëse, nuk ka të drejtë t’i përvetësojë, thonë zyrtarë të Qeverisë se Kosovës dhe njohës të kësaj çështjeje.

Por, menaxhimi i pronës së Kosovës nga AKP, deri më tani ka qenë i pamundur për arsye se Beogradi zyrtar nuk e njeh autoritetin e AKP-së. Drejtori i Bordit te AKP-së, Petrit Gashi, i pati deklaruar më herët Radios Evropa e Lirë, se pronat jashtë Kosovës, kryesisht gjenden në Krahinën e Vojvodinës, në territorin e ish- Jugosllavisë dhe prej tyre edhe 11 prona janë të Trepçës në Serbi.

“Kosova nuk ka asnjë pronë shtetërore në Serbi dhe në vendet e tjera të ish Jugosllavisë”, thotë zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi. Pronën shtetërore, thotë ai, edhe Serbia sikurse shtet tjera, kanë të drejtë ta regjistrojnë në pronësi të tyre.

Në anën tjetër, Serbia nuk mund të bëjë regjistrimin në pronësi të saj, asetet e ndërmarrjeve shoqërore, për shkak se, siç thotë Kelmendi, kjo çështje është e rregulluar më vendim të Administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK, në kohën kur e administroi Kosovën.

“Kosova gjithmonë ka qenë instanca e fundit, ka qenë Krahinë Autonome e Kosovës ndërsa Republika, Federata, Armata e Jugosllavisë, shumë agjenci tjera kanë pasur prona në Kosovë. Kurse Kosova nuk ka pasur prona shtetërore jashtë territorit të saj”, tha Kelmendi.

Edhe Mejdi Bektashi, profesor i lëndës Analiza ekonomike e së drejtës, në Fakultetin Juridik, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se pronat e ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës nuk mund të barten në pronësi të shtetit të Serbisë.

Edhe pse Bektashi dyshon se disa prona të ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës që gjenden në Serbi, janë privatizuar apo shfrytëzohen nga persona të ndryshëm në mënyrë joligjore.

“Unë sa kam informacione, pjesa më e madhe e ndërmarrjeve kosovare që kanë operuar në Serbi janë privatizuar, por edhe disa ndërmarrjet serbe në Kosovë, që më krijimin e AKP-së, ose janë privatizuar ose janë në fazën parapërgatitore për privatizim”, shprehet Bektashi.

Bektashi thekson se zgjidhja e çështjes se pronave në mes Kosovës dhe Serbisë është më e komplikuar.

Ai thotë se ky nuk është problem pronësor apo ekonomik por është problem politik, i cili mund të zgjidhet vetëm përmes suksesionit.

“Por, suksesioni në mes Republikës se Kosovës dhe Republikës së Serbisë nuk mund të fillojë derisa nuk ofrohen qëndrimet dhe nuk kemi njohje të dyanshme. Ky ndoshta do të jetë akti i fundit që ndërmerret disa muaj para njohjes se Republikës se Kosovës”, thotë Bektashi.

Kurse autoritetet serbe në Beograd, disa herë kanë kërkuar zgjidhjen e çështjeve të pronave, madje ato kanë kërkuar që “kjo çështje të negociohet në bisedimet që po zhvillohen në Bruksel në mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar”.

Ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha, ka thënë se çështja e pronave në territorin e Kosovës “nuk mund të jetë pjesë e bisedimeve që zhvillohen në Bruksel ndërmjet Kosovës e Serbisë”. Kjo çështje është ngritur pas një vendimi të Qeverisë se Kosovës, për kalimin në pronësi të Kosovës të pronave të paluajtshme të ish-Jugosllavisë, Serbisë dhe të Krahinës Autonome të Kosovës, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Agron Tufa: Deklaratat e Nishanit ndaj Zhitit të papërgjegjshme, pafajësia e tij do të bëhet shpejt publike

Agron Tufa: Deklaratat e Nishanit ndaj Zhitit të papërgjegjshme, pafajësia e tij do të bëhet shpejt publike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In