• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Serbia nuk do ta njohë Kosovën”- Vuçiç shpërthen: Më persekutuan për Ibrin, serbët s’e duan as Tiranën, as Brukselin! S’ka sanksione as ndaj Rusisë

by A. Q
14/08/2026 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, pavarësisht presionit të Gjermanisë e vendeve të tjera, ashtu siç nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe nuk do t’i bashkohet NATO-s.

Janë fjalët e Presidentit Aleksandër Vuçiç, i cili ditët e fundit ka përshkallëzuar retorikën kundër Prishtinës dhe ndërkombëtarëve, duke kërcënuar madje me nisjen e veprimeve konkrete për devijimin e lumit Ibër.

Duke iu referuar njoftimit se Gjermania do të japë një shumë të konsiderueshme parash për të financuar policinë në Kosovë, Vuçiç deklaroi:

“Ata duan të shohin një Kosovë të pavarur me çdo kusht dhe duan të ushtrojnë sa më shumë presion mbi Serbinë që ajo ta njohë një Kosovë të pavarur. Kjo nuk do të ndodhë, pavarësisht se sa i madh është presioni, pavarësisht se si dhe sa serbë i rrahin, i dëbojnë dhe i heshtin për të gjitha këto”.

Vuçiç ripërsëriti pretendimet për keqtrajtim të serbëve në veri, duke adresuar kritika për Prishtinën dhe komunitetin ndërkombëtar:

“E patë persekutimin tim kur përmenda idenë 30-vjeçare të ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Duhet ta shtypni çdo ide në rrënjë. Sidomos një serb në Kosovë dhe Metohi nuk duhet të jetë serb. Ai nuk duhet ta ketë Beogradin si kryeqytet, por Tiranën dhe Prishtinën dhe Brukselin. Por, serbët nga Kosova dhe Metohia duan vetëm Beogradin”.

Vuçiç mohoi pretendimet e kryeministrit malazez se Serbia po i shet armë Ukrainës, duke e sulmuar atë, për faktin që, siç tha, ka njohur një shtet të rremë. Ai hodhi poshtë narrativën se Beogradi me Moskën po pengojnë anëtarësimin në BE të Podgoricës.

Next Post
Zjarr në pyjet e Tërbunit në Pukë, era përhap flakët, ndërhyrja me mjete nga terreni e pamundur!

Zjarr në pyjet e Tërbunit në Pukë, era përhap flakët, ndërhyrja me mjete nga terreni e pamundur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com