• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Serbia: Në rast ekstradimi, Ismail Morinës do t’i respektohen të gjitha të drejtat

by Java News
03/08/2017 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria serbe e Drejtësisë premtoi të respektojë të drejtat e Ismail Morinës nëse ekstradohet nga Kroacia, por në Shqipëri familjarët dhe mbështetësit e tij pretendojnë se atij i rrezikohet jeta nëse dërgohet në Serbi.

Nga Filip Rudic

Ministria serbe e Drejtësisë tha për BIRN se do t’i garantojë Ismail Morinës, të dyshuarit për ngritjen e dronit në ndeshjen Serbi-Shqipëri të njëjtat të drejta personat e tjerë që Beogradi kërkon të ekstradojë, por nuk ofroi garanci shtesë për sigurinë e tij, ndonëse familja e tij ka frikë se ai do të kërcënohet nëse dërgohet në Serbi.

“Si në të gjitha rastet e ekstradimit deri më tani, Serbia garanton të drejtat e personave të cilëve u kërkohet ekstradimi sipas rregullave vendase dhe ndërkombëtare”, tha për BIRN ministria.

Ministria nuk pranoi të komentojë më gjerë çështjen, pasi vendimi përfundimtar mbi kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Morinës nuk është marrë ende nga autoritetet kroate.

Morina zemëroi nacionalistët serbë në tetor 2014 kur fluturoi mbi fushë një dron që mbante një flamur me hartën e Shqipërisë së Madhe gjatë një ndeshjeje ndërkombëtare midis Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd.

Policia kroate e arrestoi Morinën në Dubrovnik në qershor, sipas një urdhërarresti serb, ndërsa ky po shkonte në Itali, ku jeton prej vitesh me familjen. Avokati i Morinës, Darko Butigan, i tha BIRN të hënën se klienti i tij po kërkon azil politik në Kroaci, sepse nuk mendon se do të marrë një gjykim të drejtë në Serbi.

Butigan tha për televizionin shqiptar Top Channel se Serbia e kishte akuzuar Morinën për nxitje të akteve kriminale mes kombeve, një akuzë që mund të rezultojë deri në tetë vjet burgim. Vëllai i të dyshuarit, Xavair Morina, tha për televizionin Report TV se beson se jeta e Ismail Morinës do të rrezikohej nëse ai do të ekstradohej në Serbi.

Ministria shqiptare e Drejtësisë i ka kërkuar homologut të saj kroat të pezullojë kërkesën për ekstradim, duke argumentuar se është në kundërshtim me konventat europiane të ekstradimit dhe me të drejtat e njeriut. Të shtunën e kaluar, tifozët shqiptarë të futbollit protestuan përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, ku u bënë thirrje autoriteteve të ndërhyjnë për të ndaluar ekstradimin e Morinës.

Morina ka pasur gjithashtu fërkime me ligjin në Shqipëri në të kaluarën. Në tetor 2015 policia shqiptare e arrestoi atë ndërsa i jepte makinës, ku iu gjet një pistoletë në brez dhe një tjetër e fshehur në makinë.

Policia gjithashtu gjeti 36 bileta me emra të ndryshëm njerëzish që do të ndiqnin ndeshjen e futbollit të Shqipërisë kundër Serbisë në Elbasan. Në dhjetor të vitit 2015, ai u lirua nga paraburgimi. Gjykata e Lartë në Kroaci nuk ka vendosur ende nëse do ta ekstradojë Morinën.

ma.me

Next Post
Lufta me flakët/ Në të gjithë vendin janë 13 vatra zjarri, angazhohen ushtria e helikopterët

Zjarret/ Bushati pas bisedës me Kotzias, kërkon ndihmë dhe nga homologu italian, Alfano

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta hibride nuk njeh kufij! Kërcënim për bombë ndaj gazetave dhe televizioneve në Irlandë, evakuohet stafi

Lufta hibride nuk njeh kufij! Kërcënim për bombë ndaj gazetave dhe televizioneve në Irlandë, evakuohet stafi

November 6, 2026
Atalanta nderon Berat Gjimshitin në Bergamo, tifozët në kor: Duam 11-të si ty…!

Atalanta nderon Berat Gjimshitin në Bergamo, tifozët në kor: Duam 11-të si ty…!

November 6, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Martesat e përzjera në Tiranën urbane dhe trendet elektorale

November 6, 2026
Vrasja e Gentian Bejtjas, Apeli jep verdiktin për të pandehurin Ilir Beqaraj, ja sa burg do vuajë!

Vrasja e Gentian Bejtjas, Apeli jep verdiktin për të pandehurin Ilir Beqaraj, ja sa burg do vuajë!

November 6, 2026
Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2027, ministri Nufi: Shpenzimet bazë do të arrijnë në 2.66% të GDP-së, i konsultuar edhe me NATO-n!

Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2027, ministri Nufi: Shpenzimet bazë do të arrijnë në 2.66% të GDP-së, i konsultuar edhe me NATO-n!

November 6, 2026
Ndotja akustike/ Policia nis kontrollet për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Velipojës

Zhurmat po na kthejnë në “viktima” të stresit urban, eksperti ngre alarmin për ndotjen akustike

November 6, 2026
“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

November 6, 2026
Aksident dramatik në Korçë, ambulanca përplas të moshuarin! Shoferi ishte nën efektin e alkoolit përfundon në pranga

Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën elektricisti i OSHEE-së

November 6, 2026
Arrestohet 18-vjeçari në Massachusetts, komentoi në Instagram se Trump duhet vrarë

Arrestohet 18-vjeçari në Massachusetts, komentoi në Instagram se Trump duhet vrarë

November 6, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Udhërrëfyesi i BE-së: ç’fitojmë?

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In