• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Vijon “furtuna” anti-korrupsion në Serbi, kallzim penal edhe për 39 persona të tjerë

by A R
26/12/2015 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas një aksioni të gjerë anti-korrupsion nga policia serbe e cila arrestoi 79 persona, duke përfshirë edhe ish-ministra, zyrtarë të lartë e biznesmenë, ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviç tha se të tjerë persona do të ndiqen penalisht.

Sipas të dhënave është bërë kallëzim penal për 39 persona të tjerë.

Ata akuzohen se që nga viti 2004, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dëmtuar buxhetin e shtetit me 7.8 miliardë Denarë, që korrespondon me 100 milionë euro, ka thënë Stefanoviç në një konferencë për shtyp në Pallatin “Serbia”.

Stefanoviç ka thënë se personat e arrestuar janë të dyshuar për vepra korruptive në fushën e bujqësisë dhe lëshimin e lejeve të tokës së ndërtimit në pushtetin vendor, pastrimin e parave, mitosjen, shpërdorim të pozitës zyrtare dhe prokurimin publik.

“Me kryerjen e këtyre veprave është shkaktuar dëmi prej 7.8 miliardë dinarë ose 100 milion Euro për buxhetet e Serbisë dhe Vojvodinës, qytetit të Beogradit, Kompanisë së çelikut “Smederevo”, Drejtorisë Kombëtare të Pronës, Kompanisë së Sigurimit “Dunav”, Ministrisë së Bujqësisë, Agjencisë për luftën kundër korrupsionit dhe organeve të tjera” ka thënë ai.

Ai tha se në mesin e të arrestuarve janë edhe ish-ministri i Bujqësisë, dy ministra të tjerë dhe ish-drejtori Kundër Korrupsionit.

Stefanoviç ka pohuar se do të ketë kallëzim penal kundër 39 personave të tjerë dhe njoftoi se aksioni do të vazhdojë. Sipas tij, aksioni i gjerë i MUP-it dhe prokuroria kompetente zgjati disa muaj dhe u realizua në tërë territorin e Serbisë. “Publikut i premtojmë të presë që policia të vazhdojë të punojë intensivisht në zgjidhjen e rasteve dhe nuk do të lejojë askënd për t’i nxjerrë të pandehurit”, tha Stefanoviç. Stefanoviç ka thënë se ka prova shumë të forta të abuzimit të tyre dhe se hetimi është kryer në kohë të ndryshme.

Siç është raportuar nga mediat e Beogradit, u arrestuan ish-ministri i bujqësisë Slobodan Milosavljeviç i Partisë Demokratike, biznesmeni Zheljko Zuniç (pronar edhe i “Beohemija”), ish-drejtorja e sigurimeve “Dunav” Milanka Jezdimirović nga Partia Socialiste e Serbisë dhe ish-drejtorja i Agjencisë Kundër Korrupsionit Zorana Markoviç.

Next Post

Vijon dhuna në Bregun Perëndimor, forcat izraelite vrasin një palestinez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com