Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 56-të. Ballkanasit fituan një goditje dënimi shumë pranë zonës së skuadrës së Kosta Rikës, goditje që e mori përsipër ta ekzekutonte ylli i Romës. Mbrojtësi 33 vjeçar lëshoi një të majtë të fortë drejt Keylor Navas, që vetëm sa e pa topin të tund rrjetën.
Me këtë fitore Serbia ngjitet e vendin e parë në Grupin E me 3-pikë, në pritje të ndeshjes së mbrëmjes, Brazil-Zvicër.
Ndërkohë kjo humbje pritet të peshoj shumë tek fatet e Kosta Rikës që e shikojnë veten me një këmbë jashtë Kupës së Botës./a.ç