• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Serbia mohoi masakrën e Reçakut, Kosova apel të fortë SHBA-së dhe Bashkimit Europian

by Java News
06/12/2019 20:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mohimi i Masakrës së Reçakut, nga liderët serbë është qasje fashiste që nuk ka ndryshuar për 20 vjet. Kështu ka thënë Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës. Kjo ministri përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç për mohimin e masakrës së Reçakut.

“Mohimi i Masakrës së Reçakut (15 janar 1999) prej liderëve shterërorë serbë, në krye me presidentin Aleksandër Vuçiç dhe Ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiç, që të dy ish bashkëpunëtorë të ngushtë të Kasapit të Ballkanit, ish-presidentit të Serbisë, Sllobodan Millosheviç, nuk përbën asgjë as politike dhe as diplomatike, por është thjeshtë qasje fashiste e një shteti fqinj që nuk ka ndryshuar as pas 20 vjetësh”, thuhet në reagim.

Në luftën e Kosovës (1997-1999), forcat ushtarako policore serbe kanë vrarë mbi 13 mijë civilë shqiptarë, prej tyre 1133 fëmijë; kanë dhunuar rreth 20 mijë femra; kanë varrosur nëpër varreza masive në Serbi rreth 6000 trupa (disa qindra i kanë djegur në furra të shkrirjes së metaleve), me synim për të shlyer gjurmët e krimit; kanë djegur mbi 120 mijë shtëpi, kanë deportuar rreth një milion qytetarë dhe kanë plaçkitur gjithçka që kanë mundur, para, ari dhe deri te traktorët dhe bagëtitë e buqjëve shqiptarë.

Për luftrat në ish-Jugosllavi, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për Krime Lufte ka dënuar Serbinë për gjenocid në Srebrenicë të Bosnjës e Hercegovinës, ndërsa dhjetëra drejtues të saj, politikë, ushtarakë, policorë dhe paramilitarë, janë dënuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit që kanë kryer në Kroaci dhe Kosovë. Lideri i këtyre kriminelëve, i njohur si Kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviç, vdiq në Hagë derisa po gjykohej për krimet e kryera në Kosovë dhe njesitë tjera të federatës ish-jugosllave, shkruan RTK.

MPJ u ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe ShBA-ve që të ushtrojnë presion ndaj Serbisë për ndaljen e gjuhës raciste.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës fton institucionet relevante të bashkësisë ndërkombëtare, sidomos botën demokratike – Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të ushtrojnë presion ndaj liderëve institucionalë të Serbisë për ndaljen e gjuhës së urrejtjes racore dhe mohimin e krimeve të dëshmuara edhe nga Gjykata për Krime Lufte e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, sepse gjuha aktuale e tyre pamundëson ndërtimin e raporteve të mira ndërfqinjësore, dhe si rrjedhojë rrezikon edhe paqen dhe sigurinë e kësaj pjese të Evropës”, thuhet në reagimin e MPJ-së. /e.s/

Next Post
Kur Rama të merr edhe Luljetën

Kur Rama të merr edhe Luljetën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

March 24, 2026
Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

March 24, 2026
SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

SPAK e kundërshtoi, GjKKO legjitimon Plarent Ndrecën si avokat të Erion Veliajt

March 24, 2026
“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

“Benz-i” përplaset me kamionçinën në aksin Fier-Lushnje, dy të lënduar

March 24, 2026
Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

March 24, 2026
Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

March 24, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Fier/ Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten

March 24, 2026
Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

March 24, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Mbahet seanca ndaj Veliajt! Kryebashkiaku ndryshon avokat, merr mbrojtës ligjor ish-deputetin socialist

March 24, 2026
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In